GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rama e shkriu në Tiranë, Kurti vlerëson Institutin Albanologjik të Kosovës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama e shkriu në Tiranë, Kurti vlerëson Institutin Albanologjik të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa në Tiranë qeveria shqiptare e shkriu Akademinë e Studimeve Albanologjike, me argumentimin se jo vetëm nuk kishte arritur të përmbushte detyrat e saj, por përkundrazi kishte bërë shkelje të rënda ligjore, kryeministri Kurti vlerësoi lart rolin e të Institutit Albanologjik në Kosovë,

Kreu i qeverisë ishte i ftuar në akademinë solemne për 70-vjetorin e themelimit të Institutit Albanologjik

Para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se jeta dhe veprimtaria e Institutit ishte e lidhur ngushtë me fatin e popullit që e përfaqësonte, me fatin e popullit shqiptar.

Kryeministri Kurti, duke kujtuar themeluesit e Institutit Albanologjik, vendimi i të cilit u shpall më 29 korrik 1953, tha se të merresh me të kaluarën, do të thotë të hedhësh dritë në të tashmen dhe në të ardhmen.

Instituti Albanologjik u bë institucioni i parë kërkimor-shkencor, që do të merrej vetëm me studimin e kulturës shpirtërore dhe materiale të shqiptarëve pas Luftë së Dytë Botërore. Nga ky vështrim Instituti Albanologjik paraqet Institutin e dritës, sidomos për shqiptarët e Kosovës dhe për ata të trojeve të tjera nën ish-Jugosllavi.

“Veprimtaria jetëshkurtër e Institutit, në fazën e parë, hapja në vitin 1953 dhe mbyllja në dhjetor të 1955, ishte tregues i qartë i ballafaqimeve të pandalshme të shqiptarëve me politikën shoviniste serbomadhe të kohës, në krye të së cilës ishte ministri i atëhershëm, i Brendshëm, Aleksandër Rankoviq, që përpiqej me çdo kusht ta bënte sa më të rëndë jetën e shqiptarëve. Kjo politikë që synonte të kthente në ferr jetën e tyre, e bënte këtë në mënyrë që të detyronte sa më shumë shqiptarë të shpërnguleshin nga trojet e tyre”, tha Kryeministri.

Ai më tutje theksoi se data kur është hapur Instituti për herë të parë, 29 korrik 1953, është saktësisht në 40-vjetorin e Konferencës së Londrës.

“Pra, thua se është treguar, që pavarësisht padrejtësisë së copëtimit të shqiptarëve, ka diçka që është e pandalshme dhe që jo vetëm vazhdon, por edhe bëhet institucion”, u shpreh ai.

 

Etiketa: albanologjiKurti

Lajme të lidhura

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit
Kosovë & Rajon

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

10:02 - 06/08/26
Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!
Kosovë & Rajon

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

19:30 - 04/08/26
Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon
Breaking Views

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

16:33 - 03/08/26
Para
Serbët protestojnë për lirimin e të arrestuarve nga policia e Kosovës

Serbët protestojnë për lirimin e të arrestuarve nga policia e Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, duke sjellë një ashpërsim të masave për shkelësit. Ndryshimet kryesore...

Lexo më shumë
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com