GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Britania e Madhe i kërkon Rusisë që të paguajë dëmet e shkaktuara në Ukrainë

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Britania e Madhe i kërkon Rusisë që të paguajë dëmet e shkaktuara në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Britanisë së Madhe prezantoi sot legjislacionin që i lejon asaj të mbajë në fuqi sanksionet ndaj Rusisë derisa Moska t’i paguajë reparacionet Ukrainës, ndërsa Londra njoftoi gjithashtu një politikë të re për përdorimin e aseteve të ngrira që do të jepen për rindërtimin e Ukrainës.

Legjislacioni i ri do të thotë se sanksionet mund të përdoren për të inkurajuar Rusinë të paguajë reparacione.

“Ndërsa Ukraina vazhdon të mbrohet kundër pushtimit rus, efektet e tmerrshme të luftës së Putinit janë të dukshme. Nevojat për rindërtim të Ukrainës janë, që tani,  të mëdha”, tha Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley.

“Me masat e reja që po zbatojmë sot, ne po forcojmë qasjen e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, duke konfirmuar se jemi të përgatitur të përdorim sanksione për të siguruar që Rusia të paguajë për të rindërtuar vendin që sulmoi në mënyrë të paprovokuar”, shtoi Sekretari i Jashtëm britanik.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, Britania ka ngrirë asete me vlerë më shumë se 18 miliardë paund dhe ka vendosur sanksione kundër më shumë se 1,550 rusë, përfshirë ish-pronarin e ekipit të futbollit, Roman Abramovich, Chelsea.

Qeveria britanike theksoi gjithashtu se rusët e sanksionuar që thonë se mbështesin Ukrainën do të kenë tani një mënyrë të re për të dhuruar fondet e tyre të ngrira për të rindërtuar Ukrainën.

“Ky do të jetë një proces vullnetar në të cilin individët e sanksionuar mund të aplikojnë për lirimin e fondeve me qëllimin e shprehur për të mbështetur rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

“Nuk do të ketë asnjë shtrëngim për të inkurajuar individët për të transferuar fonde, as nuk do të ketë asnjë ofertë lehtësimi të penalitetit në këmbim të dhënies së një donacioni,” sqaroi qeveria.

Etiketa: Britania e MadheRusiaukraina

Lajme të lidhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht
Breaking Views

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Para
Vuçiç fitoi zgjedhjet/ Rama e uron në fshehtësi, mesazhi zbardhet nga mediat serbe

Pazaret e Rama - Vuçiç nuk mund ta mbajnë peng Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com