GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bardhi kundër Bashës: Mbledhja e nesërme e Këshillit Kombëtar të PD është e paligjshme

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi kundër Bashës: Mbledhja e nesërme e Këshillit Kombëtar të PD është e paligjshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se mbledhja e nesërme e Këshillit Kombëtar e thirrur nga shumica e kryesisë që kontrollohet nga ish-kryetari Lulzim Basha, është e paligjshme dhe në shkelje të statutit. Bardhi u shpreh se Basha po vepron sot si Berisha në dhjetor 2021, kur mblodhi Kuvendin e partisë në stadium.

“Mbledhja e të hënës e grupit parlamentar, është mbledhje rutinë, ku përveç agjendës parlamentare të kësaj jave, gjatë mbledhjeve të fundit kemi diskutuar edhe për gjendjen ku ndodhet partia.

Kemi nisur një diskutim që pas zgjedhjeve të 14 majit se si e shikonte secili prej nesh mundësinë e ringritjes së partisë. Sot diskutuam për mbledhjen e kryesisë për të thirrur Këshillin Kombëtar, që ka qenë një kërkesë e imja, prej një jave dhe e kolegëve deputetë sepse është një procedurë që e parashikon statuti i partisë. Morën refuzim të një pjese që përbën shumicën në kryesinë e partisë që nuk do të mblidhet Këshilli, nuk është e nevojshme, ndërkohë që të enjten vendosën që ta mbledhin.

Sa doli njoftimi në media që do të mblidhej Këshilli Kombëtar, e kam përshëndetur si vendim dhe si shenjë reflektimi për t’u kthyer në rrugën statutore. Të nesërmen lexova në rrjetet sociale një vendim që ishte në kundërshtim me statutin e partisë. Kam pritur me qetësi që të më vinte vendimi i kryesisë, por më erdhi një sms që thoshte: I nderuar anëtar i Këshillit Kombëtar, mblidhet Këshilli Kombëtar, në këtë vend, në këtë orë. Dhe mu kujtua të jem i sinqertë, të njëjtën metodë ndoqi edhe z. Berisha, që edhe asoskohe njoftohesha me një sms që vinte nga kompjuteri, që të shkoja në stadium për Kuvend.

Kjo sepse vendimi që më erdhi më vonë kishte zhveshur nga kompetencat sekretarin e përgjithshëm. Edhe këtu mu kujtua 11 dhjetori. Edhe z. Berisha atëherë nuk kishte besim dhe nuk e kontrollonte Gazment Bardhin. Edhe tani situata është e njëjta.

Nisur nga kjo situatë se çfarë ka ndodhur dhe se çdo të ndodhë në mbledhjen e nesërmen, duke e konsideruar atë të paligjshme dhe tërësisht antistatutore, që thelon ngërçin, kemi vlerësuar se prania jonë është krejtësisht e panevojshme”-u shpreh Bardhi.

Etiketa: BardhiBASHA

Lajme të lidhura

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni
Breaking Views

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe
Breaking Views

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Para
Nuk lejonte askënd në zyrë me celular, si ra në kurthin e regjistrimeve Safet Gjici/ Detajet

Nuk lejonte askënd në zyrë me celular, si ra në kurthin e regjistrimeve Safet Gjici/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kursi i këmbimit për këtë të diel, 4 tetor 2026/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Ekonomi

Kursi i këmbimit për këtë të diel, 4 tetor 2026/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:28 - 04/10/26

Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro blihet me 91.6 lekë...

Lexo më shumë
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i Policisë

Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i Policisë

09:00 - 04/10/26
Sot protesta e 127-të kundër qeverisë, qytetarët rikthehen në shesh: Skandalet nuk kanë të mbaruar

Sot protesta e 127-të kundër qeverisë, qytetarët rikthehen në shesh: Skandalet nuk kanë të mbaruar

08:37 - 04/10/26
Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

08:17 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com