Të tjera detaje raportohen lidhur me video-skandalin e ish-kryetarit të bashkisë Kukës, Safet Gjici.
Gazetarja Glidona Daci në emisionin “Opinion” tha se në pyetje është marr edhe vajza që shfaqet në video, ndërsa asaj i është bllokuar pasaporta deri në përfundim të hetimeve.
“SPAK ka vendosur t’i bllokojë pasaportën deri në përfundim të hetimeve”, tha Daci, ndërkohë që bëri të ditur se një nga anëtarët e këshillit bashkiak e kishte kërcënuar Gjicin pak ditë më parë.
“Një nga anëtarët e këshillit në mbledhjen e konstituimit të këshillit i ka thënë: Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar bashkie dhe do e shohësh çfarë do të bëjnë”, ka thënë Daci.
Gazetari Artan Hoxha tha se ky anëtar ka qenë dikur në të njëjtën parti me Gjicin.
“Debati në mbledhjen e 9 Qershorit është bërë se ky anëtar i këshillit ka fituar për të qenë në këshillin e qarkut dhe zoti Gjici nuk pranoi që ky të qëndrojë në këshillin e qarkut”, tha Hoxha.
Discussion about this post