GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Synojnë fitoren e dytë, nuk priten ndryshime në formacionin kuqezi

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Synojnë fitoren e dytë, nuk priten ndryshime në formacionin kuqezi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur dje përgatitjet me seancën e zhvilluar në stadiumin “Torsvullur” të Torshavnit, aty ku sot do të luhet në orën 20:45 ndeshja e tretë e kuqezinjve kundër vendësve të Ishujve Faroe, e vlefshme për grupin E eliminator.

Nga burime pranë ekipit kuqezi, trajneri Silvinjo mësohet se nuk ka ndër mend të bëjë ndryshime në formacion, edhe pse ndeshjet kanë qenë afër njëratjetrës dhe lodhja mund të ndihet më shumë se duhet tek disa lojtarë. Duke përjashtuar ndonjë surprizë të minutave të fundit, Silvinjo ka konfirmuar formacionin që fitoi 2-0 kundër Moldavisë tri ditë më parë. Me skemën 4- 2-3-1 dhe Etrit Berishën në portë, mbrojtja do të formohet nga Elseid Hysaj në të djathtë dhe Mario Mitaj në të majtë.

Qendra e prapavijës do të jetë me dyshen Ardian Ismajli-Berat Gjimshiti. Përpara mbrojtjes do të rreshtohen Ramadani dhe Bare, me të parin që do të jetë në rolin e një shkatërruesi të mirëfilltë. Pak përpara tyre në mesfushë do të jetë Nedim Bajrami, ndërsa nga krahët Jasir Asani dhe Myrto Uzuni. Në majën e sulmit do të luajë Sokol Cikalleshi. Silvinjo ka marrë 24 lojtarë në Ishujt Faroe, ndërsa nuk udhëtuan të dielën me skuadrën vetëm portieri Simon Simoni dhe mbrojtësi Ardian Bajrami. Sipas njoftimit të FSHF-së, dy lojtarët që nuk janë përfshirë në listën finale për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Ndërkohë që kuqezinjtë do të tentojnë sot fitoren e dytë radhazi në Ishujt Faroe, vëmendja patjetër që do të jetë edhe nga kundërshtarët e tjerë të grupit. Në mbrëmje, Polonia do të luajë në transfertë ndaj Moldavisë, në të njëjtin orar me përfaqësuesen tonë, 20:45. Çdo hap fals i polakëve pretendentëve për kreun, natyrisht që favorizon kuqezinjtë. Aktualisht Çekia është e para në renditjen e grupit me 7 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Shqipëria dhe Polonia.

 

 

Etiketa: Fitoreformacionkuqezi

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Para
“Titaniku vazhdon të marrë shpirtra”/ Një nga pasagjerët e nëndetëses së zhdukur kishte folur për vdekjen në një intervistë

“Titaniku vazhdon të marrë shpirtra”/ Një nga pasagjerët e nëndetëses së zhdukur kishte folur për vdekjen në një intervistë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com