GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD zyrtare mbledh Këshillin Kombëtar, 124 anëtarë të përjashtuar

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD zyrtare mbledh Këshillin Kombëtar, 124 anëtarë të përjashtuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike zyrtare ka mbledhur Këshillin Kombëtar për të miratuar vendimin e kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik.

Në nisje të saj është verifikuar kuorumi, ku sekretari për çështjet zgjedhore, Indrit Sefa ka bërë të ditur se nga 453 anëtarë që kishte në total Këshilli, kanë mbetur 329 pasi 124 janë përjashtuar për shkak se kanë bërë fushatë për forca të tjera politike.

Ndërkohë mësohet se 124 anëtarët e përjashtuar janë pjesë e grupimit të Foltores që kanë kandiduar me ish kryeministrin Sali Berisha dhe koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Ndërkohë që nga 329 anëtarët e Këshillit me të drejtë vote, kanë marrë pjesë në total në mbledhje 174 anëtarë, 23 prej të cilëve ishin online.

Pasi është verifikuar kuorumi i nevojshëm për vijimin e mbledhjes, ajo ka vazhduar me dyer të mbyllura.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar e kanë bojkotuar 17 deputetë mes të cilëve edhe Gazment Bardhi dh Jorida Tabaku, të cilët kanë qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar përpara se të zhvilloheshin më parë zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe degë.

Ndërkohë të pranishëm në Këshill janë 7 deputetë, që kanë qenë më herët pro 29 korrikut, kanë shkuar në mbledhjen e Këshillit.

Merita Bakiu, Eralda Tase Bano, Kreshnik Collaku, Seladin Jakupllari, Flutura Açka, Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu pritet të votojnë pro mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin e PD-së në 29 korrik.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi bëri të ditur dje në përfundim të një mbledhje me grupin parlamentar se ata kanë vendosur të mos jenë të pranishëm sot për shkak të shkeljeve të shumta të statutit dhe marrjes së kompetencave të sekretarit të përgjithshëm nga një disa sekretariate.

Sot në mesnatë, skadon edhe afati i vendosur nga kryesia për paraqitjen e kandidaturave për kryetar të Partisë ku siç është thënë, ndonëse jo zyrtarisht, kandidat do të jetë ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Etiketa: Keshilli KombetarPD

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
BE rishikon buxhetin: 50 miliardë për Kievin, 15 për emigrantët

BE rishikon buxhetin: 50 miliardë për Kievin, 15 për emigrantët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com