Tensionet e regjistruara sot në kampin Ashraf në Manzë janë bërë objekt debati edhe në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Sigurisë.
Deputetët e opozitës kanë kërkuar praninë në komisionin e Sigurisë të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi që të japë shpjegime lidhur me incidentin në fjalë. Gjatë fjalës së tij Xhaferaj tha se ngjarja në fjalë është skandal dhe se Çuçi duhet të japë sqarime.
Pjesë nga debatet
Xhaferaj: Nuk mund të nisim këtë komision kur në Manzë ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Muxhahedinët boll i ka masakruar regjimi iranian. Ato kanë ardhur të mbrohen nga qeveria shqiptare, dhe jo të vriten nga policia shqiptare. Ky është akt skandaloz. Kjo është pritja shqiptare?! Kryeministri Rama merrte dekoratë mikpritje për afganët, Ky është kodi i mikpritjes? Kemi një marrëveshje, ata kanë ardhur këtu për t’u mbrojtur dhe në një kërkesë të aleatit strategjik. A janë bërë këto nga një vendim. Nëse duhet të respektojmë dinjitetin tonë, thërrisni ministrin këtu nesër!
Naço: Ndonëse keni informacion më të azhornuar, por mos dilni me konkluzione si ekspertë. Nëse del si ekspert me konkluzione…
Xhaferaj: Të vijë nesër ministri
Naço: Ti dhe bërtet mo burrë, dale se vuajmë nga zemra. Mënyra se si aktroni ju, është….
Xhaferaj: Një nga Shqipëria për aktrim.
Hodaj: Nuk ka pasur informacion për viktima brenda, por duhet të presim dhe ta konfirmojmë. E kutoj se dhe në kuadrin ku ka presion, besoj se policia del për të sqaruar të gjithë gjënë.
Noka: Vendimi i një gjykate duhet zbatuar dhe është detyrë e policisë së Shtetit. Askush nuk thotë pse u bë kjo ndërhyrje. Në media qarkullon informacioni, mbase të pakonfirmuara, për dhunë të ushtruar ndaj muxhahedinëve. Ne jemi të gjithë anëtarë të komisionit të Sigurisë, kam qenë ministër dhe kam firmosur sjelljen e një ekipi prej 300 muxhahedinësh në Shqipëri. Jemi të qartë se ka dhe mund të ketë dhe elementë të infiltruar brenda muxhahedinëve. Kjo nuk përliq në asnjë rrethanë ekskalim të situatës nga ana e forcave të policisë. Policia duhet të ndërhyjë. Policia duhet të ndërhyjë me qetësi dhe jo me dhunë. Ajo që më shqetëson është që zv/min i Brendshëm në rast se ju keni informacion aq sa ka media. Kjo ka shpjegim; ose po mbani të fshehtë realitetin, ose në rast se keni informacion aq sa ka dhënë media, tregon se këtu shteti nuk funksionon. Në rast se nuk jeni në gjendje të na informoni, kërkesa e Xhaferajt është e saktë. Ne duam që të dimë se çfarë ka ndodhur dhe jo të drejtojmë gishtin. Në rast se nuk informoni dot me detaje, nesër ministri të vijë të informojë për gjendjen, pasojat dhe arsyet e ndërhyrjes. Mund të bëjmë dhe seancë me dyer të mbyllura.
Hodaj: Ministri nuk ka tagër që të dijë informacione. Po merrni për të mirëqenë dhunë dhe pretendoni që unë…
Noka: Nuk po ju kërkoj info që të jepni sekretet. Por mediat kane ngritur një alarm që atje ka eskalim të situatës, që atje ka dhunë. Mediat thonë se ka viktima dhe ajo qe ju kërkova është që të sqaroni komisionin se çfarë informacione keni. Të më citosh ligjin është largim nga përgjigja. Duam informacion që kjo situatë, të jetë dhe të kemi një panoramë të qartë të asaj se çka ndodh. Jam i bindur që ka informacion top-sekret, ndaj mund ta bëjmë një mbledhje me dyert të mbyllura, por mos bëni rolin e strucit, se kjo nuk shkon.
Xhaferaj: Do ju lutesha shumë që çdo detaj, s’kemi pasur që ta vendosim në pozitë të vështirë zv.ministrin. Edhe ai vetë u shpreh se; nuk kam informacione më shumë se sa ju. Ndaj ndërtova kërkesën për të pasur kohën e mjaftueshme që nesër të vijë ministri. Mua më konfirmuan se një prej muxhahedinëve ka humbur jetën nga përdorimi i gazit lotsjellës. Nesër është gjëja më normale e mundshme që të vijojmë mbledhjen. Pse ka frikë që të vijë nesër ministri?! Më shqetëson raporti me SHBA dhe mua më intereson interesi kombëtar i Shqipërisë. Nesër ministri duhet të vijë të japë llogari.
Discussion about this post