GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrumbullaku: Policia nuk përdori dhunë ndaj MEK, tentuan të zhdukin dokumente, rezistenca e organizuar

17:52 - 20/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Iranianët e MEK i mbyllin derën Policisë, efektivët mbeten jashtë portës së kampit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka reaguar sot në lidhje me aksionin policor në kampin ku qëndrojnë muxhahedinët iranianë.

Rrumbullaku foli në lidhje me vdekjen e një personi ditën e sotme në kamp, teksa shpjegoi se gjatë kohës që policia po kryente ndërhyrjen ai vetë është njoftuar nga krerët e MEK se në qendrën e tyre të emergjencës ndodhej një banor i tyre që kishte ndërruar jetë.

Ai shtoi se në lidhje me këtë çështje është ngritur një grup hetimor, ndërsa tha se do dalë një konkluzion i qartë për këtë rast pas ekspertizës mjeko-ligjore.

“Gjatë kohës që kryheshin veprimet nga drejtuesit e MEK jam bërë me dije se në qendrën e tyre të emergjencës ndodhej një banor i tre që kishte ndërruar jetë. Për sa sipër është ngritur një grup i posaçëm hetimor, oficerë të policisë gjyqësore Durrës. Pas daljes së ekspertizës do nxirrni konkluzionin tuaj dhe nuk dua të prononcohem më tej për këtë çështje”, u shpreh Rrumbullaku.

Rrumbullaku tha se ka pasur kontroll në rreth 178 objekte brenda kampit. Ai u shpreh se policia ka ndërhyrë në kamp për të zbatuar një vendim të gjykatës së Posaçme dhe nuk ka ushtruar dhunë.

“Në orën 8 të mëngjesit, me disa drejtues të lartë te Policisë kemi patur një takim dhe na janë përgjigjur pozitivisht të 6 drejtuesit kryesorë të kampit. Kemi ndjekur mirëkuptimin e tyre për momentet e para. Si fillim jemi adresuar në hyrje të kampit, ku kemi kërkuar hapjen e portave, ku e kemi parë se çfarë masash sigurie ka, se nuk është aspak pronë e tyre. Dhe së bashku me drejtuesit kemi hyrë në ambientet e territorit. Më pas kemi filluar kontrollin në të gjitha objektet. Pas sekuestrimit të serverëve dhe pajisjeve në të 17 objektet, kemi hasur një rezistencë dhe dhunë nga ana e anëtarëve, por asnjëherë nuk është prekur asnjë prej tyre. Më pas policia ka filluar procedurat në të tilla raste për turmat dhe i vetmi objekt që është përdorur ka qenë spraj individual, i cili nuk ka sjellë asnjë pasojë mbi rezidencën. Policë kanë mbetur të plagosur 21 prej tyre, ku pas mjekimit në spital, 15 prej tyre janë rikthyer sërish”, tha kreu i Policisë së Shtetit.

Ai tha se nga anëtarët e kampit MEK është tentuar djegia ose shkatërrimi i dokumenteve apo pajisjeve, që ishin në gjuhën e tyre, pork jo çëhstje po hetohet. Rrumbullaku tha se janë sekuestruar 49 njësi kompjuterike, sikundër janë identifikuar anëtarët që kanë kundërshtuar me dhunë policinë.

Rrumbullaku tha se e gjithë situate është monitoruar me dron dhe shumë shpejt do të identifikohen rastet e dhunës që pjesëtarë të MEK kanë ushtruar ndaj Policisë së Shtetit.

Kryepolici tha se rezistenca e banorëve në kamp nisi kur policia shkoi për të zbatuar vendimin e Gjykatës, ndërsa theksoi se veprimet e anëtarëve të MEK ishin të organizuara.

Etiketa: dhunaKryesore1MEKPoliciaRrumbullaku

Lajme të lidhura

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Para
“Mezi prisnin për të njollosur emrin tënd”/ Bukuroshja izraelite mbron Courtois

“Mezi prisnin për të njollosur emrin tënd”/ Bukuroshja izraelite mbron Courtois

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26

Etleva Deda është caktuar me short elektronik si gjyqtare relatore për dosjen e Ilir Metës Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Pirro...

Lexo më shumë
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com