Ka ndërruar jetë një 40-vjeçar, që ndodhej në një prej makinave që u përfshi sot në aksident te rreth-rrotullimi i Teg.
Mësohet se ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet D.B. Disa makina u përplasën me njëra-tjetrën pranë TEG në kryeqytet. Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Volksvagen Golf” dhe një “Ford” me targa të huaja.
“Më datë 20.06.2023, rreth orës 17:25, në rrethrrotullimin e TEG-ut janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit D. B., 40 vjeç, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. B., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi më herët policia.
Discussion about this post