GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasjet në PD/ Salianji: ka një tentativë për të marrë peng partinë për interesat e Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO/Salianji mbledh firma për drejtimin e grupit të PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Ervin Salianji, duke komentuar situatën në Partinë Demokratike, tha se ka një tentativë për të marrë peng këtë parti, veprim ky që i shërben regjimit të Edi Ramës.

Në Panorama Tv, Salianji tha se po punohet për ta bërë PD-në një parti në shërbim të një personi të vetëm.

Deputeti demokrat tha se 14 maji tregoi se edhe në ditën më të keqe, PD mbledh 500 mijë votues. “Ka një pengmarrje të PD-së për interesa të regjimit dhe regjimi nuk po na jep të drejtën të shprehim mendimin tonë”, tha deputeti Salianji.

Referuar mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Salianji tha se ka parë individë që kanë dhënë kontribute në PD, sikundër ka parë edhe individë që nuk i kishte parë asnjëherë më parë, apo që të kenë qenë pjesë e kësaj partie.

“Mbledhja e një grumbulli të caktuar njerëzisht i mbledh kushdo. Në dasma mblidhen më shumë se aq njerëz. Por kjo nuk do të thotë se është këshilli kombëtar i PD. Kjo nuk i bën të kenë tagrin e këshillit kombëtar të PD. Aty kishte një grup demokratësh që kanë një mendim të caktuar. Pashë fytyra të tjera që nuk i kam parë ndonjëherë në PD. Kemi një pengmarrje të vulës së logos për ta kthyer në shërbim të një individi. Ne e kemi detyruar të dorëhiqet kur kemi qenë në mbledhjet e pas 6 marsit. Tani po shpërfaqet për të treguar që kërkon ende t’i bëjë më shumë dëm opozitës dhe demokratëve dhe t’i shërbejnë qeverisë”, deklaroi ai.

Lidhur me datën 29 korrik, kur PD zyrtare ka vendosur të mbajë zgjedhjet për kryetarin e ri, Salianji u shpreh se nuk ka as zgjedhje dhe as kandidatë, por një proces që nuk i shërben demokratëve.

“Ç’lidhje ka ky me kandidimin për PD. PD është partia më e madhe e opozitës. Është një parti që edhe në ditën më të keqe mbledh 500 mijë votues. Nuk ka kandidatë, nuk ka proces, nuk ka zgjedhje por një pengmarrje të PD për interesa të regjimit. Në këtë diskutimin e sotëm është e qartë që nuk ka as garë dhe as proces dhe nuk i shërben demokratëve”, tha Salianji.

Etiketa: BASHAKryesore1perplasjet ne PDSalianji

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Gazeta “Bild” do zëvendësojë punonjësit me inteligjencën artificiale

Gazeta “Bild” do zëvendësojë punonjësit me inteligjencën artificiale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com