Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë të një vajze. Dyshja ende nuk kanë reaguar publikisht, mirëpo ka qenë Luana e cila ka bërë një postim duke konfirmuar se është bërë teze.
“Ndjenja më e mirë në botë”, ka shkruar Luana në Instastory.
Nuk dihet se si kanë vendosur ta quajnë vogëlushen e tyre prindërit e rinj ndonëse nëpër media është përfolur se do të jetë një bashkim i emrave të Getoarit dhe Marinës, “Marget”.
Discussion about this post