GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Qindra të zhdukur ndërsa Greqisë i kërkohet të hetojë mbytjen e anijes me migrantë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Qindra të zhdukur ndërsa Greqisë i kërkohet të hetojë mbytjen e anijes me migrantë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Greqia është nën trysni në rritje për të filluar një hetim lidhur me fundosjen më 13 qershor të një anije me rreth 750 emigrantë. Të paktën 82 njerëz vdiqën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur, përfshirë gra dhe fëmijë. Shumica e migrantëve ishin nga Egjipti, Siria dhe Pakistani.

Qindra protestues marshuan në portin e Pireut të dielën drejt selisë së rojes bregdetare greke dhe agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian Frontex – duke mbajtur pankarta ku shkruhej fjala “vrasës”.

Mbytja e anijes me migrantë është aksidenti më i madh në vite ndërsa aludohet se autoritet nuk bënë sa duhet për të dhënë ndihmën e tyre.

Anija u nis nga Libia me rreth 750 persona në bord. Pamjet e marra nga një avion i agjencisë Frontex mëngjesin e 13 qershorit e tregojnë anijen pranë brigjeve greke.

Roja bregdetare greke tha fillimisht se anija ishte në një kurs drejt Italisë dhe nuk ndërhyri. Pastaj tha se u përpoq ta ndihmonte anijen e emigrantëve duke e lidhur me litar – por pretendon se emigrantët e zgjidhën atë.

Pamjet e marra po më 13 qershor nga një anije që shkoi më vonë për të ndihmuar migrantët, tregojnë ekuipazhin që u ofroi atyre ujë dhe ushqim. Anija e emigrantëve duket se po rindizte motorrët.

Anija u mbyt atë natë vonë në ujërat greke. Shumë të mbijetuar thanë se anijes i ishte fikur motori disa orë para se të fundosej.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për hetime. Grupet e të drejtave të njeriut e kanë përkrahur kërkesën, duke thënë se dëshmitë e të mbijetuarve bien ndesh me variantin e ofruar nga roja bregdetare.

“Të mbijetuarit thonë se anija e tyre ishte lidhur me litar nga roja bregdetare dhe se shkaku i incidentit ishte litari, pasi anija mori kthesën e gabuar dhe u fundos. Është vërtet thelbësore që të bëhet një hetim i duhur, i pavarur dhe efektiv. Pamjet nga ajri tregojnë një anije në gjendje të keqe. Pra, organet janë të detyruara të ndërhyjnë, kjo është detyra e tyre. Ka një dështim dhe vonesë”, thotë për Zërin e Amerikës Kondylia Gogou me organizatën Amnesty International.

Greqia vazhdon të këmbëngulë se migrantët nuk kërkuan ndihmë dhe nuk ishin në rrezik deri në fundosjen e anijes.

Policia greke ka arrestuar nëntë të dyshuar, të gjithë shtetas egjiptianë, të cilët besohet se ishin në anije. Kritikët fajësojnë gjithashtu politikën evropiane për migracionin.

“Për sa kohë që BE-ja nuk ka politika të mjaftueshme për rrugë të sigurta dhe ligjore, këto lloj udhëtimesh të rrezikshme do të vazhdojnë”, thotë Kondylia Gogou me organizatën Amnesty International.

Të mbijetuarit u dërguan në një kamp migrantësh. Mes pikëllimit, herë pas here ka pasur edhe momente gëzimi, ndërsa të mbijetuarit u ribashkuan me njerëzit e tyre. Qindra njerëz që figurojnë të zhdukur, mendohet se kanë vdekur. Të dashurit e tyre kërkojnë të vërtetën dhe drejtësi. /Voa/

Etiketa: Greqi

Lajme të lidhura

Frikë për destabilitet për zgjedhjet/ EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar
Kosovë & Rajon

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë

15:29 - 13/06/26
Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar
Kosovë & Rajon

Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar

14:21 - 13/06/26
Zgjedhjet parlamentare/ Emigrantët e Kosovës votojnë për herë të parë në vendet ku jetojnë
Kosovë & Rajon

Diaspora forcon Kurtin, votat nga jashtë i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend

13:30 - 13/06/26
Para
Alarm për bombë në avionin me 192 pasagjerë

Ja sekretet për avionët që pak njerëz i kanë ditur

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partizani”/ Berisha paraqitet në seancë, dëshmon ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 18 vite
Aktualitet

“Partizani”/ Berisha paraqitet në seancë, dëshmon ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 18 vite

11:32 - 22/06/26

Ka nisur gjyqi i themelit për dosjen “Partizani”. Në seancën e sotme, ashtu si në herët e tjera, nuk ishte...

Lexo më shumë
Prapaskenat e mbledhjes, Rama iu hakërehet deputetëve socialistë: Më keni lënë vetëm!

Prapaskenat e mbledhjes, Rama iu hakërehet deputetëve socialistë: Më keni lënë vetëm!

11:27 - 22/06/26
Starmer: Do shkatërrojmë rrjetin kriminal që kalon përmes Ballkanit

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

11:11 - 22/06/26
“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

10:28 - 22/06/26
Aksident i rëndë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, motori përplas për vdekje të moshuarën (Emri)

Aksident i rëndë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, motori përplas për vdekje të moshuarën (Emri)

10:28 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis