GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zvicra referendum për mbrojtjen e klimës: Jo më CO2 deri në vitin 2050

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zvicra referendum për mbrojtjen e klimës: Jo më CO2 deri në vitin 2050
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zviceranët përcaktuan gjatë një referendumi kursin që vendi të bëhet neutral ndaj klimës.

Sipas rezultatit përfundimtar 59 për qind votuan në favor të ligjit për mbrojtjen e klimës. Ai parashikon reduktimin gradual të konsumit të naftës dhe të gazit natyror, zgjerimin e energjive të rinovueshme dhe promovimin e sistemeve të ngrohjes miqësore ndaj klimës. Kompanitë në Zvicër gjithashtu duhet të mbështeten për konvertimin në teknologji miqësore ndaj klimës. Gjithashtu do të instalohen më shumë turbina me erë. Legjislacioni i propozuar nuk synon të sjellë as ndalime dhe as taksa të reja.

Një shumicë e qartë për të ashtuquajturin ligj për klimën dhe inovacionin ishte shfaqur që në sondazhet përpara votimit. Të gjitha partitë përkatëse dhe qeveria federale e mbështesin ligjin – me përjashtim të Partisë Popullore Zvicerane (SVP), parti populiste e djathtë. Në fushatat e saj SVP vazhdimisht u përpoq të nxiste frikën për mungesën e energjisë dhe shkatërrimin ekonomik.

Zvica po ndjen problemet e shkaktuara nga efektet shkatërruese të ndryshimeve klimatike. Akullnajat në Alpet zvicerane po shkrihen me shpejtësi dhe midis viteve 2001 dhe 2022 kanë humbur tashmë një të tretën e vëllimit të tyre të akullit. Zvicra dhe ekosistemi i saj alpin janë tepër të goditura nga ngrohja globale.

Pro një taksimi minimal për kompanitë e mëdha

Në referendumin e 18. qershorit qytetarët zviceranë miratuan gjithashtu një amendament kushtetues që zbaton planin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe G20 për të taksuar kompanitë e mëdha ndërkombëtare me një normë tatimore prej të paktën 15 për qind. 88 për qind votuan pro taksimit të ri minimal. Aktualisht disa kantone zvicerane kanë ende një taksë që është më pak se 15 përqind.

Rregullorja e planifikuar prek kompanitë ndërkombetare me shitje vjetore prej më shumë se 750 milionë euro. Mbi të gjitha nga të ardhura më të larta tatimore do të përfitojnë rajonet rreth Bazelit dhe Zugut, ku kanë qendrat e tyre koncerne të mëdha farmaceutike dhe tregtare. /DW

 

 

 

Etiketa: klimaReferendumZvicër

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Jennifer Lopez bën ndryshimin më të papërshtatshëm të sezonit

Jennifer Lopez bën ndryshimin më të papërshtatshëm të sezonit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona
Aktualitet

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

11:32 - 06/08/26

Tre persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se shpërndanin doza kokaine dhe kanabisi në zonat turistike të Livadhit dhe...

Lexo më shumë
“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

11:24 - 06/08/26
Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

11:08 - 06/08/26
Bilanci i zjarreve në Shqipëri: Pesë vatra ende aktive, mbi 34 hektarë të djegur

Bilanci i zjarreve në Shqipëri: Pesë vatra ende aktive, mbi 34 hektarë të djegur

10:52 - 06/08/26
Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, “Audi” del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, “Audi” del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

10:40 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com