GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Narcizizmi dhe tallja e Ramës me shqiptarët

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandalet kanë zhvlerësuar edhe vetë fjalën skandal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Hysni Gurra

Skandalet e njëpasnjëshme me të cilët shqiptarët po “ngihen” pothuaj çdo javë, janë gjëja më konstante e qeverisjes së Edi Ramës në 10 vite.

Më i fundit është rasti Gjici.

Zgjedhja e Edi Ramës.

Edi Rama e dinte se çfarë kapaciteti intelektual kishte Gjici. E njihte shumë mirë edhe kur deklaronte se kishte mbaruar Fakultetin e Policisë, por Edi Rama mendon se Kukësi nuk meriton njeri tjetër. Këtë meriton!

Shqiptarët nuk meritonin më shumë se ish kryetari bashkisë së Kavajsës me disa emra, nuk meritonin më shumë se ish kryebashkiaku i Dibrës, nuk meritonin më shumë se deputetët që ja zuri në grykë de kriminalizimi, nuk meritojnë më shumë se deputetët që votojnë verbërisht çfarë do Rama.

Zgjedhjet e Ramës janë mina me sahat që vjen dita dhe shpërthejnë, por këto zgjedhje janë bërë nisur nga mendimi i tij i mbrapshtë që ka për shqiptarët në përgjithësi dhe shqiptarët që banojnë në Veri në veçanti.

I fiksuar se me “banditë dhe para” do të thyejë Veriun, Edi Rama përfundoi te kandidatë që janë kthyer në barcaleta prej kohësh për shqiptarët.

Edi Rama ka harruar vetëm një gjë: nuk është vetëm ai që tallet me zgjedhjet e tij. Tallen dhe plot të tjerë.

Edi Rama nuk ka bërë zgjedhje banale dhe derdhur pa fund para të buxhetit aty ku i duhen vota.

Zgjedhjet edhe më banale i ka bërë aty ku nuk ka patur nevojë për vota.

Shihni kë ka zgjedhur të jetë kryetare e Kuvendit. Shihni kë ka zgjedhur për ministre të Jashtme, kë ka zgjedhur për Kryetar të Grupit Parlamentar të mazhorancës etj.

Shihni me kë ka zgjedhur të punojë në qeveri në tërësi.

A janë ato zgjedhjet më të mira?

Absolutisht jo.

Po cila është arsyeja që ky dy metrosh ka rënë në dashuri me “banalitetin”.

Kaq meritojnë shqiptarët? Jo, por në zgjedhjet që ka bërë për në piramidën më të lartë të pushtetit ka patur parasysh shkëlqimin e vet.

Si faraon!

Më shumë se para  shqiptarëve,  për të cilët ka përçmim, zgjedhjet banale i ka bërë që të shkëlqejë figura e tij para ndërkombëtarëve.

Po pse, nuk e di Edi Rama se çfarë kapaciteti intelektual ka për shembull,  kryetarja e Kuvendit, ministrja e jashtme, kreu i GP? I njeh shumë mirë dhe mu për këtë shkak i ka ngjitur aq lart.

Jo rastësisht e ka bërë këtë zgjedhje në gjithë kabinetin qeveritar.

Imagjinoni një shtetar të huaj që vjen në Tiranë dhe takon Kryeministrin, dhe Kryetaren e Kuvendit, Ministren e Jashtme apo kreun e GP.

Me çfarë përshtypjesh do të largohet nga takimi?

Sigurisht Edi Rama do t’i duket jo dy, por 4 metra kur e krahason intelektualisht me Nikollën, Xhaçkën, Ballën etj.

Rama nuk e bëri këtë zgjedhje vetëm brenda kampit të tij. Ai e shtriu këtë metodë edhe në kampin kundërshtar.

Ai prandaj u investua aq fort me lobing e korruptim për të shpallur Berishën non grata. Dhe u investua e po investohet që kryetarin e opozitës ta emërojë vetë me letra.

Ai e di se mes Berishës dhe tij ka një humnerët të pakapërcyeshme nga ai për sa i përket kapacitetit intelektual e politik dhe ai këtë e ka kompleksin më të madh të inferioritetit. Ndaj investohet me mjete ekstra ta emërojë vetë kreun e opozitës.

Por Rama harron një gjë, me safetët dhe lulzimat e tij nuk do të mund të jetë rehat asnjëherë.

I di këto të gjitha, por nuk shpëton dot më sepse ai është si Narcizi.

Narcizi që shihte veten në pellg me ujë dhe u dashurua aq shumë derisa sa ra brenda dhe shkatërroi veten.

Etiketa: Ramashqiptarë

Lajme të lidhura

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Erdha klandesin në moshën 17 vjeç
OP-ED

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Erdha klandesin në moshën 17 vjeç

12:00 - 17/05/26
Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur
Breaking Views

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur

22:08 - 06/05/26
Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!
OP-ED

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!

09:34 - 28/04/26
Para
“Shefat survejonin nga serveri qendror”/ Ish-anëtari i MEK plas deklaratën: Hapnim adresa false, nëse ne gabonim

“Shefat survejonin nga serveri qendror”/ Ish-anëtari i MEK plas deklaratën: Hapnim adresa false, nëse ne gabonim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi rrugore në Fier, automjeti bie në kanal dhe i merr jetën drejtuesit
Aktualitet

Tragjedi rrugore në Fier, automjeti bie në kanal dhe i merr jetën drejtuesit

17:33 - 28/05/26

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.\ Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
Shefi i inteligjencës ruse: NATO përgatitet për konflikt në shkallë të gjerë në Lindje

Shefi i inteligjencës ruse: NATO përgatitet për konflikt në shkallë të gjerë në Lindje

15:31 - 28/05/26
Zbulohet ‘thesari’ i bosit të Cosa Nostras! Nga Ishujt Kajman në Liban, ja ku fshihej pasuria…

Zbulohet ‘thesari’ i bosit të Cosa Nostras! Nga Ishujt Kajman në Liban, ja ku fshihej pasuria…

15:08 - 28/05/26
Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, plagosen disa persona

Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, plagosen disa persona

14:47 - 28/05/26
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimin e kryebashkiakut

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimin e kryebashkiakut

14:38 - 28/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com