GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përfundon pas 5 orësh dëshminë në SPAK, ja çfarë deklaroi Ahmetaj

17:49 - 22/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundon pas 5 orësh dëshminë në SPAK, ja çfarë deklaroi Ahmetaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arben Ahmetaj u paraqit sot në zyrat e SPAK i shoqëruar nga dy avokatët e tij, Ardian Visha dhe Henrik Ligori, ndërsa për më shumë se 5 orë ka dëshmuar, lidhur me çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Kjo ishte hera e parë që Ahmetaj përballej me prokurorët e SPAK, ndërsa për të njëjtën çështje sot ndodhen në burg ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako.
Pas daljes nga SPAK, Ahmetaj u shpreh se ka sqaruar pozicionin e tij, ndërsa ka shmangur përgjigjet ndaj pyetjeve që iu drejtuan nga gazetarët.

“Do të paraqitem sa herë që të më thërrasin”, u shpreh Ahmetaj.

Ahmetaj po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme, ndërsa hetimi ndaj tij është nisur si pasojë e bashkimit të dy procedimeve penale, një nga të cilët është procedim i ndarë nga hetimi i SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Dosja me 21 persona të akuzuar ka shkuar tashmë për gjykim.

Por më parë është veçuar një fraksion i saj, ku bëhet fjalë pikërisht për procedurën e ndjekur nga Ahmetaj për dërgimin për miratim në Këshillin e Ministrave të projektit të ndërtimit të inceneratorit dhe dakordësinë e Ministrisë së Financave për ta ndërtuar përmes negocimit pa shpallje.

SPAK ka nisur verifikimin pasuror ndaj Ahmetajt, ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit kreu kontrolle më 9 Mars në shtëpitë e ish-gruas Albina Mancka dhe bashkëjtueses aktuale Erjola Hoxha. Kontrollet u zhvilluan pas urdhrit të dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Prokurorët që kanë marrë në dorë hetimin ndaj ish-zv.kryeministrit janë Altin Dumani dhe Enkelejda Millonai.

Nuk dihet nëse prokurorët e SPAK do e shikojnë më të arsyeshme të thërrasin Ahmetajn për të dhënë dëshmitë e tij apo sqaruar pozicionin, sikundër nuk dihet nëse SPAK do të çojë më tej procedurat ndaj ish-zv.Kryeministrit.

Etiketa: hetimekorrupsionKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Aksidentohet fatalisht brenda shtëpisë së tij futbollisti brazilian

Aksidentohet fatalisht brenda shtëpisë së tij futbollisti brazilian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com