GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Demrozi besimplotë: Kemi mundësi që në Europë…

18:31 - 23/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Demrozi besimplotë: Kemi mundësi që në Europë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjafton fakti që bashkë me skuadrën në qytetin Bolu të Turqisë ka udhëtuar edhe presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, për të kuptuar vlerësimin dhe seriozitetin maksimal që drejtuesit po i kushtojnë kësaj minifaze të skuadrës.

Duke i qëndruar si gjithmonë afër ekipit, presidenti Demrozi ka përçuar te grupi një atmosferë super në prag të debutimit historik në Ligën e Konferencës.

Egantia do të qëndrojë në Turqi deri më 4 korrik, ndërsa dje në mesditë, kreu i klubit rrogozhinas foli për “Panorama Sport” lidhur me përgatitjet e skuadrës dhe besimin që ka se mund të kalojnë armenët e Araratit, kundërshtarit që është përballë Egnatias në turin e parë të Ligës së Konferencës.

 

Zoti Demrozi, nga data 20 qershor, Egnatia po stërvitet në Bolu të Turqisë. Duke qenë se jeni pranë ekipit, si është situata në skuadër dhe çfarë mund të na thoni për atmosferën pas hedhjes së shortit?

Skuadra kreu fillimisht një javë stërvitje në Rrogozhinë, ndërsa tani e ka spostuar fazën në Turqi. Këtu kushtet janë ideale dhe është një atmosferë fantastike.

Jam këtu pranë ekipit dhe mund të them se janë të harmonizuara më së miri të gjithë komponentët sportivë që kërkon kjo fazë ku ndodhemi.

Egnatia po konsolidohet më së miri. Jemi shumë optimistë për këtë skuadër që kemi aktualisht, sepse në sezonin e fundit e panë të gjithë paraqitjen që bëri Egnatia.

 

Pasi njohët kundërshtarin, që është Ararati i Armenisë, besoni se keni shanse për të kaluar turin?

Egnatia do të vazhdojë ta bëjë mirë edhe në Europë. Shpresojmë ta kalojmë turin, mendoj se i kemi mundësitë.

 

Skuadra ka pësuar pak ndryshime në përbërje, ndërsa janë bërë edhe afrime të rëndësishme në mbrojtje dhe mesfushë. Do të kemi ndonjë surprizë tjetër?

Skuadra deri tani ka pësuar vetëm dy ndryshime, pikërisht ardhja e qendërmbrojtësit Stivian Janku dhe e mesfushorit Albano Aleksi.

Është menduar se Egnatia me kontingjentin që ka aktualisht, ia del të përballojë të gjitha impenjimet që ka, si në Europë, po ashtu dhe për sezonin e ri. Në vijim do të shohim…

 

Keni programuar katër miqësore në tokën turke. Çfarë prisni nga skuadra në këtë periudhë përgatitore deri në ndeshjen e 13 korrikut?

Këto miqësore të programuara mendoj se do të na vlejnë shumë. I quajmë shumë të rëndësishme, sepse do të shihet gjendja e ekipit përballë skuadrave nga vende si Rumania, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Rusia. Janë skuadra të elitës së këtyre shteteve dhe mendoj se do të jenë teste real për të parë konkretisht funksionimin e Egnatias së re, që do të luajë për herë të parë në historinë e saj në Europë./PanoramaSport

Etiketa: Agim Demroziegnatia

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Ndryshon zyrtarisht formati për Kupën e Botës për Klube

Ndryshon zyrtarisht formati për Kupën e Botës për Klube

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com