Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një punonjës policie ka aksidentuar një fëmijë 3-vjeçar.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth 12:00, në lagjen nr. 13, ku një punonjës policie duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç.
Mësohet se, fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post