GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Droga drejt Maqedonisë së Veriut/ Zbërthehet skema e trafikantëve të drogës në Greqi: U porosit nga shqiptari “J”

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Droga drejt Maqedonisë së Veriut/ Zbërthehet skema e trafikantëve të drogës në Greqi: U porosit nga shqiptari “J”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja dalin në lidhje me megaoperacionin antidrogë në Selanik, ku rezultojnë të përfshirë edhe disa shtetas shqiptarë, Edmond Gjini dhe vëllezërit Remsi e Dritan Uka.

Gjithashtu gjatë operacioneve janë arrestuar 8 shtetas grekë si dhe 4 shtetas të Maqedonisë së Veriut. Gjatë tre fazave të operacionit janë sekuestruar 272 kilogramë kokainë. Faza e fundit u realizua më 9 maj. Kokaina do të nisej drejt Shkupit.

Gjatë operacionit të parë, mes te arrestuarve ishte edhe një doktor grek, 68 vjeç. Ai ka treguar detaje të reja lidhur me grupin kriminal që fshihet pas trafikut të drogës nga Ekuadori. Doktori ka zbërthyer skemën e rrjetit të trafikut të drigës , ndërsa ka zbuluar se droga u porosit nga shqiptari ‘J’.

Pjesë nga dëshmia

Më datë 25.04.2023, Edmond Gjini, pasi më njoftoi për këtë, më prezantoi me një shqiptar me emrin J. Ai më njoftoi se kishte nën menaxhimin e tij disa ngarkesa me banane dhe në njërën prej tyre, bashkëpunëtorët e tij, kishin vendosur një sasi kokaine.

Ai më pyeti nëse mund të gjeja një hapësirë, që të realizohej puna për të hequr sasitë e kokainës. Diskutimi u zhvillua në prani të E.G., i cili më siguroi se ne mund të ndërmarrim punën përkatëse. Shpërblimi do ishte 50.000 euro.

I gjithë procesi i ngarkimit nga Ekuadori dhe i transportit nga porti i Selanikut në Maqedoninë e Veriut, kompanitë e përfshira dhe mënyra e zbatimit të dërgesës së kontejnerit, u krye nga shqiptari J., pa pasur asnjë dijeni dhe kontakt me dërguesit apo marrësit.

Magazina që mendova të përdor i përkiste firmës së A. G, i cili ishte i palëvizur në shtëpinë e tij për shkak të problemeve ortopedike dhe magazina ishte bosh. Çelësa kishte bashkëpunëtori i tij X. D., i cili merrej me mirëmbajtjen e magazinës.

I kërkova që ta vinte në dispozicion dhe ta ndihmonte E. G., sipas nevojës në punën e kërkuar për heqjen e sasisë së kokainës”, thekson në shkresën e tij, 68-vjeçari i pandehur, duke treguar se nuk e dinte saktësisht se ku ishin vendosur sasitë e drogës. Ngarkesa ka mbërritur mesditën e 8 majit në magazinë dhe droga e fshehur është nxjerrë nga kontejneri.

“I kisha thënë që sapo të kishte mbaruar heqjen e sasive të kokainës t’i vendoste në thasë dhe t’ia dorëzonte M.P., me të cilin kisha rënë dakord që t’ia dorëzoja një personi që do ta priste jashtë hotelit “Filippeo”.

Nga sa mësova më pas, organet e akuzës e arrestuan në Diavata.

Etiketa: drejt Maqedonise se Veriutdroga ne SelanikKryesore1te perfshire shqiptare

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
Babë e bir bëjnë për spital biznesmenin, viktima: Ngjarje e sajuar, më goditën me leva

Babë e bir bëjnë për spital biznesmenin, viktima: Ngjarje e sajuar, më goditën me leva

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com