GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gratë katalanase në festë, bashkia i lejon në futen në pishina publike… topless

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Gratë katalanase në festë, bashkia i lejon në futen në pishina publike… topless
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivistet në Katalonjë po festojnë pasi qeveria e rajonit spanjoll informoi bashkinë dhe komunat e saj se duhet të lejojnë gratë të shkojnë topless në pishinat publike.

Të qenit topless parashikohet nga një ligj katalanas i vitit 2020 për barazinë.

Megjithatë, disa pishina komunale e kanë penguar këtë praktikë që nga futja e legjislacionit, duke tërhequr dhjetëra ankesa çdo verë.

Autoriteteve lokale tani u është thënë të ndalojnë çdo formë diskriminimi.

Parandalimi i grave që të shkojnë topless “përjashton një pjesë të popullsisë dhe shkel zgjedhjen e lirë të çdo personi në lidhje me trupin e tyre”, i informoi ato në një letër departamenti i barazisë dhe feminizmit i qeverisë katalanase.

Dokumenti thoshte se autoritetet lokale duhej të “mbronin kundër diskriminimit për çdo motiv… duke përfshirë seksin ose gjininë, bindjet fetare ose veshjen”.

Aty parashikohej gjithashtu që të lejohej ushqyerja me gji, si dhe përdorimi i rrobave të banjës me trup të plotë, ku do të përfshihej edhe “burkini” mysliman.

Një zëdhënës i departamentit katalanas të barazisë tha për mediat spanjolle se letra ishte thjesht “një kujtesë”, por se ishte e detyrueshme që komunat t’i binden asaj.

Qeveria rajonale, e udhëhequr nga e majta republikane katalane pro-pavarësisë (ERC), teorikisht mund të gjobisë çdo bashki që konstatohet se ka shkelur normën deri në 500,000 euro (430,000 £).

Shumë nga ankesat e paraqitura kundër bashkive ku nuk është lejuar dalja topless kanë qenë anëtarë të një grupi feminist të quajtur Mugrons Lliures (Tithat e lira).

“Kjo është një çështje e barazisë gjinore: burrat mund të [bënin topless] dhe gratë jo,” tha Mariona Trabal, zëdhënëse e grupit.

“Nuk e dimë pse kanë zgjatur kaq shumë, por jemi shumë të lumtur”, ka shtuar ajo për letrën.

Çështja topless ka qenë gjithashtu një temë e nxehtë larg pishinave të Spanjës.

Të shtunën, organizatorët e një eventi Pride në qytetin jugor të Murcias mbuluan bustin e këngëtares Rocío Saiz me një flamur LGBTQ pasi ajo doli në skenë topless. Pas performancës së saj, ajo tha se ishte marrë në pyetje nga policia lokale.

Etiketa: grate ne pishina publikeKatalunjatopless

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Nesër Kurban Bajrami, ja receta tradicionale e bakllavasë

Nesër Kurban Bajrami, ja receta tradicionale e bakllavasë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com