GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Mësime mbi pushtetin nga Don Vito Corleone

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mësime mbi pushtetin nga Don Vito Corleone
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Miquel Echarri

Në një nga momentet më të paharrueshme të serialit të animuar “Family Guy”, Griffins janë gati të vdesin dhe Peter, patriarku i ndjerë, vendos t’i tregojë familjes së tij sekretin e fundit: “Nuk e kam aspak qejf filmin The Goofather”. Gruaja dhe fëmijët i kujtojnë se ai është një kryevepër, një poezi vizuale, “tragjedia e madhe amerikane”.

Nëse kjo batutë pëlqehet, kjo ndodh sepse gati të gjithëve u pëlqen filmi “The Godfather”. Trilogjia e Francis Ford Coppola-s është një nga ato artefakte kulturore që gjeneron një konsensus të rrallë, një klasik shumë popullor, që është në të njëjtën kohë një ushqim për kinematë, një hit që e ruan reputacionin e tij të paprekur edhe 5 dekada më vonë.

Alberto Mayol, sociolog, politolog dhe shkrimtar, ka vënë re se filmat dhe romani i Mario Puzzo ofrojnë një mjet për reflektim dhe mësim. Kumbari, argumenton ai, është “një leksion i vërtetë mbi pushtetin:si ta marrësh, si ta mbash, si ta forcosh dhe si dhe ta përdorësh atë”.

Kjo gjë shihet tek aftësia e paanshme dhe amorale e Vito Corleone dhe djalit të tij Michael, trashëgimtar i perandorisë së tij. Mayol po promovon aktualisht botimin spanjoll të librit “50 ligjet e pushtetit tek The Goodfather (Kumbari)”, një botim shumë informues mbi atë shumicë të heshtur që nuk ka reflektuar kurrë mbi natyrën e pushtetit dhe që për rrjedhojë, është i dënuar të vuajë prej tij.

Duke parë mbrapa në kohë, autori kujton se ra në kontakt me sagën e filmit në vitin 1990, kur u transmetua në Kili pjesa e tretë:“Xhaxhai im këmbënguli që të shkonim ta shihnim bashkë në kinema, edhe pse unë isha ende i mitur. Argumenti i tij, skandaloz për një fëmijë të vogël, ishte se për ta shijuar vërtet një film të tillë, duhet fillimisht të shkelësh një ligj”.

Vite më vonë, Mayol do të befasohej duke iu rikthyer herë pas here sekuencave të veçanta, duke gjetur në to “një reflektim shumë të thellë, aspak të parëndësishëm, mbi atë perëndi mitologjike që ne e quajmë pushtet, dhe që qëndron prapa pothuajse të gjitha marrëdhënieve shoqërore, jo vetëm në politikë.”

Kjo intuitë e nxiti të zhvillonte një seri seminaresh mbi “The Godfather” dhe një podcast edhe më popullor me titullin “La Cosa Nostra”, që u bë shumë i njohur gjatë pandemisë. Dhe prej tyre lindi edhe ideja për librin. Në hapje të seminarit të tij, Mayol thoshte me shaka se e tija është “një metodë analitike thelbësisht e krahut të djathtë, sepse nis nga një pragmatizmi shumë i ashpër”.

Ai citon shembuj specifikë për të zbërthyer logjikën e paepur të Corleones dhe arrin në përfundime shumë domethënëse: “Don Vito e ushtronte gjithmonë pushtetin pa kufizime, por me një sens të mirë dhe moderim”.

Studentët e tij më të mirë do të duhej të gjendeshin në spektrin konservator, tek Winston Churchill, Giulio Andreotti dhe Angela Merkel, por edhe tek dhomat e pasme dhe të errëta të pushtetit si për shembull CIA, Vatikani apo bordet e drejtorëve të korporatave shumëkombëshe”.

Sipas tij e majta perëndimore nuk po gjeneron udhëheqës të mëdhenj, sepse ka ngecur në një diskurs rezistence ndaj pushtetit, që e dënon atë me një mungesë efektiviteti”. E njëjta gjë mund të thuhet për pjesën më të madhe të qytetarëve të Evropës komunitare që janë “vegjetarianë në një botë mishngrënëse”, disa prej tyre po aq të pangopur sa Vladimir Putini, “të cilët jo vetëm helmojnë kundërshtarët e tyre, por duan që kjo të bëhet e ditur”. / “El Pais” – Bota.al

Etiketa: goodfathermesimepushtet

Lajme të lidhura

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton
Art & Kulturë

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Përfundon pelegrinazhi në Malin e Tomorit, rreth 700 mijë pelegrinë morën pjesë në festën bektashiane
Aktualitet

Përfundon pelegrinazhi në Malin e Tomorit, rreth 700 mijë pelegrinë morën pjesë në festën bektashiane

11:09 - 25/08/26
Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar
Aktualitet

Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar

16:07 - 23/08/26
Para
E diela vjen me surpriza, ja ç’do të ndodhë me temperaturat

Parashikimi i motit, 28 Qershor 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia
Aktualitet

DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia

22:05 - 02/09/26

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar për pjesëmarrjen e prokurorëve të SPAK në një konferencë ndërkombëtare të...

Lexo më shumë
Altin Hila i drejtohet Ramës: Urdhëroje policinë për të vepruar kundër blerjes së votës, jo për të arrestuar protestuesit

Altin Hila i drejtohet Ramës: Urdhëroje policinë për të vepruar kundër blerjes së votës, jo për të arrestuar protestuesit

21:36 - 02/09/26
Studentët, gratë dhe vajzat udhëheqin marshimin/ Rrethohet Kryeministria

Studentët, gratë dhe vajzat udhëheqin marshimin/ Rrethohet Kryeministria

21:13 - 02/09/26
Erdhi shtatori, studentët i bashkohen protestës me pankartën: Bashkohuni studentë, Kombi na thërret

Erdhi shtatori, studentët i bashkohen protestës me pankartën: Bashkohuni studentë, Kombi na thërret

21:05 - 02/09/26
Krenar Ahmeti: Mos e braktisni frontin! Të gjithë në shesh, me prezencën tonë do ta gjunjëzojmë këtë klikë

Krenar Ahmeti: Mos e braktisni frontin! Të gjithë në shesh, me prezencën tonë do ta gjunjëzojmë këtë klikë

20:44 - 02/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com