GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet grabitja me armë në pikën e këmbimit valutor, identifikohet grabitësi 39-vjeçar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Ja si u grabit pika e këmbimit valutor në Astir
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka zbardhur grabitjen e ndodhur 4 ditë më parë në Tiranë, ku një shtetas nën kërcënimin e armës, vodhi një shumë parash.

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, Artan (Marius) Tafani, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Është arrestuar edhe Enio Meçaj i cili me veprimet e tij ka penguar zbulimin e ngjarjes, nga punonjësit e Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 24.06.2023, ku në Unazë të Re, një shtetas nën kërcënimin e armës, vodhi një shumë parash.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Round”, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Vihet në pranga një shtetas i cili me veprimet e tij ka penguar zbulimin e ngjarjes, nga punonjësit e Policisë.

Sekuestrohen biçikleta dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit, si dhe një automjet i vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur me datë 24.06.2023, kanë vijuar punën intensive me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje dhe personave të tjerë të implikuar, si dhe vënies së tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore, bazuar dhe në provat e grumbulluara dhe informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Round”.

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi A. (M). T., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në Fier.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi A. (M). T., më datë 24.06.2023, në Unazë të Re, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka marrë një shumë parash është larguar me një biçikletë.

Shtetasi E. M., i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin.

Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: grabitja TiraneIdentifikohet autoriKryesore1

Lajme të lidhura

Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…

22:20 - 10/10/26
Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët paralajmërojnë vijimin e revoltës: Nesër më shumë
Aktualitet

Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët paralajmërojnë vijimin e revoltës: Nesër më shumë

21:30 - 10/10/26
“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë
Aktualitet

“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë

21:01 - 10/10/26
Para
Ironia e pabesueshme e Reuters: Çdo president i gjallë është pasardhës i skllevërve, përveç njërit

Ironia e pabesueshme e Reuters: Çdo president i gjallë është pasardhës i skllevërve, përveç njërit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…

22:20 - 10/10/26

Këngëtarja Blerina Matraku ka folur në “Goca dhe Gra” lidhur me çështjen që e ka vendosur në qendër të vëmendjes...

Lexo më shumë
Ecuri perfekte e Barcelonës në La Liga, arrin fitoren e 8-të radhazi

Ecuri perfekte e Barcelonës në La Liga, arrin fitoren e 8-të radhazi

22:10 - 10/10/26
Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët paralajmërojnë vijimin e revoltës: Nesër më shumë

Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët paralajmërojnë vijimin e revoltës: Nesër më shumë

21:30 - 10/10/26
“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë

“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë

21:01 - 10/10/26
Interi nuk ndalet në Serinë A, triumfon ndaj Parmës me tre gola në pjesën e parë

Interi nuk ndalet në Serinë A, triumfon ndaj Parmës me tre gola në pjesën e parë

20:39 - 10/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com