GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me 184 km/h, çfarë ndodh në rrugët e vendit/ Policia apel drejtuesve të mjeteve (VIDEO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Me 184 km/h, çfarë ndodh në rrugët e vendit/ Policia apel drejtuesve të mjeteve (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e 16 shtetasve që janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, si dhe janë vendosur 2345  masa administrative. Policia njoftoi se gjithashtu 104 leje drejtimi janë pezulluar gjatë 72 orëve të fundit, për shpejtësi tej normave të lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.

Nisur nga rastet e shumta të konstatuara nëpërmjet mjeteve inteligjente, dronëve, kamerave, radarëve automatikë dhe patrullave të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, të qarkullimit me shpejtësi deri në 184 km/h në Bypass-in e Fierit dhe deri 156 km/h në Rrugën e Kombit (qarkullonte me 184 km/h një shtetas nga Bosnja dhe Hercegovina; qarkullonin me 156 km/h shtetas kosovarë), të parakalimeve të gabuara, të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit, të mosvendosjes së rripit të sigurimit, si dhe të shkeljeve të tjera që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve:

Zbatoni me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, mos kryeni parakalime të gabuara, mos qarkulloni me shpejtësi mbi normat e lejuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të automjetit, mos kryeni manovra të rrezikshme në rrugë, mos drejtoni automjetet nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe vendosin kaskën mbrojtëse kur drejtoni një motomjet!

Mos shkelni rregullat e qarkullimit rrugor dhe mos rrezikoni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, duke bërë video me qëllim publikimin në rrjete sociale, pasi tashmë funksionon një njësi e posaçme për monitorimin e rrjeteve sociale ku publikohen paligjshmëri.

Apelojmë dhe për këmbësorët dhe për shtetasit që lëvizin me biçikletë apo me motor elektrik, që të zbatojnë rregullat e lëvizjes në rrugë, të ecin në trotuare, në anë të karrexhatës ose në korsitë e përcaktuara, si dhe të mos kryejnë manovra të befasishme dhe të rrezikshme.

Të gjitha rrugët monitorohen me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara, të pajisura me logjistikën e nevojshme dhe me alkool-testues.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë.

Etiketa: gjobamasaPolicia

Lajme të lidhura

Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, Ibrahimaj: Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar
Aktualitet

Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, Ibrahimaj: Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar

10:24 - 19/06/26
Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim
Aktualitet

Eglant Koçi u vra me plumb pas koke, detaje të reja pas gjetjes së trupit të 34-vjeçarit

10:14 - 19/06/26
Dhunuan përmbaruesit, lihen në burg babë e bir në Elbasan
Aktualitet

Akuzohen se i morën pasurinë një biznesmeni, lihen në burg tre ish-funksionarë të Elbasanit

10:03 - 19/06/26
Para
“Që nga lindja kam qenë…”/ Sportiello rrëfen ndjesinë e të ardhurit te një klub legjendar

“Që nga lindja kam qenë...”/ Sportiello rrëfen ndjesinë e të ardhurit te një klub legjendar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, Ibrahimaj: Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar
Aktualitet

Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, Ibrahimaj: Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar

10:24 - 19/06/26

Tre muaj pas ngritjes, qeveria ka vendosur që të mbyllë Bordin e Transparencës. Lajmin e bëri me dije ministrja e...

Lexo më shumë
Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim

Eglant Koçi u vra me plumb pas koke, detaje të reja pas gjetjes së trupit të 34-vjeçarit

10:14 - 19/06/26
Dhunuan përmbaruesit, lihen në burg babë e bir në Elbasan

Akuzohen se i morën pasurinë një biznesmeni, lihen në burg tre ish-funksionarë të Elbasanit

10:03 - 19/06/26
Ndërsa Trump bombardon kartelet e drogës, Jared dhe Ivanka pastrojnë qindra miliona dollarë në Shqipëri

Ndërsa Trump bombardon kartelet e drogës, Jared dhe Ivanka pastrojnë qindra miliona dollarë në Shqipëri

09:56 - 19/06/26
“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës që pastrohen në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës që pastrohen në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

09:10 - 19/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetmeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet giriş