GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Raporti i OKB-së për drogën: Vasili: Shqipëria konsiderohet si Kolumbia e Europës

10:26 - 29/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Polici, ku je fshehur?”/ Vasili: Ja ku i ke krimet në Kadastër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur se Shqipëria prej vitesh konsiderohet si Kolumbia e Europës.

Komentet Vasili i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku komentoi raportin e OKB-së për drogën, ku Shqipëria renditej ndër vendet kryesore për tranzitin e kokainës dhe heroinës.

Vasili shton gjithashtu se Rama legalizon në mënyrë kriminale kanabisin, në një kohë që vendi është i “përmbytur” me drogë.

Reagimi i Vasilit:

Raporti i OKB për drogën nxin, ndërsa Rama legalizon kriminalisht kanabisin!

Raporti i OKB për drogën, një  tjetër provë dërrmuese që  Rama ka mbytur në drogë Shqipërine dhe jo vetëm.

Në një situatë të tille kaq të rëndë Rama legalizon drogën ndërkohë që Shqipëria prej vitesh konsiderohet ndërkombetarisht si Kolumbi e Europës.

Por Rama dhe rilindja  janë bërë njësh me trafikun ndaj edhe guxojnë e legalizojnë kanabisin.

Aq keq është situata sa që  DEA amerikane bëri thirrjen publike:

“Agjencia e SHBA-së Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në ËhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]”.

Alibia e pështirë se legalizimi bëhet për gjoja qëllime shëndetësore është thjesht një arsyetim i narkotrafikantëve në qeveri për të justifikuar krimin shtetëror  dhe shkatërrimin pa mëshirë të shendetit veçanërisht për mijra e mijra të rinj.

Përdorimi mjeksor i kanabisit është eksperimental, por edhe si eksperiment është kaq shume i kufizuar dhe i palegalizuar në formë protokollesh mjeksore të konsoliduara.

Vlera dhe pesha e kanabisit në trajtimin mjeksor të patologjive në nivel botëror është praktikisht zero dhe asgjë serioze në planin shkencor nuk ka konsoliduar ndonjë rol të veçantë të tij.

Qëllimi i legalizimit është vetëm një: hapja nga Rama dhe qeveria e autostradave për narkotrafikun pa fre, pa kontroll duke legalizuar shndërrimin përfundimtar të Shqipërisë në narkoshtet.

Një narkoshtet i tillë vetëm shpërbën vendin, i jep pushtetin de facto kriminelëve, asgjeson çdo vlerë dhe zhduk demografikisht Shqipërinë duke e çuar drejt zhdukjes.

Asnjë qytetar i zakonshëm, por edhe ai i çdo shtrese të Shqipërisë nuk mund të jetë më në një raport me ligjin në këtë vend, por do të jetë në varësi të narkotrafikantëve që e bëjnë ligjin.

Është koha që SHBA dhe BE të flasin qartë dhe fort sot pasi nesër do të jetë vonë.

Gjuha diplomatike nuk vlen asgjë përballë banditizmit shtetëror narkotrafikant të Ramës dhe rilindjes.

Raporti i OKB mbi drogat konfirmon situatën kritike në Shqipëri, që vetëm thellohet.

Por edhe me parë raportet e DASH kanë qenë shumë të qarta kur tregonin se:

⬛️  Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë”

⬛️  Trafikantët shqiptarë: “luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar” .

⬛️  Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”,

⬛️  Grupet shqiptare vlerësohet të kenë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja deri te zinxhiri i shitjeve në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Është e qartë se legalizimi i kanabisit nga Rama është haraçi i detyruar, qe ai po i paguan narkotrafikantëve për blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Do të jetë faqe e zezë për ata deputetë, që do ta votojnë legazimin e kanabisit në Kuvendin e Shqipërise.

Këta deputetë me votën pro të tyre do të shndërrohen në kriminelë politike dhe autorë të shkatërrimit të Shqipërisë, të shëndetit, të brezave të rinj dhe të shpërbërjes përfundimtare të vendit.

Deputetët  që do ta votojnë në Kuvend legalizimin e kanabisit do të shndërrohen në bashkëpjesmarrës në krim!

Etiketa: drogeVasili

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Raporti i drogave/ Shqipëria, ndër vendet kryesore në tranzitimin e heroinës e kokainës

Raporti i drogave/ Shqipëria, ndër vendet kryesore në tranzitimin e heroinës e kokainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com