GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

50 të arrestuar nga operacioni në Elbasan, policia në kërkim edhe të Talo Çelës

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
50 të arrestuar nga operacioni në Elbasan, policia në kërkim edhe të Talo Çelës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i Policisë dhe FNSH që ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit në Elbasan.

Operacioni është zhvilluar pas një hetimi të gjatë ndërsa policia është vënë në gjurmë të trafikantëve të drogës. E teksa raportohet se janë arrestuar rreth 50 persona, policia nuk është vetëm në kërkim të trafikantëve, por edhe personave të shpallur në këkrim.

Mes tyre mësohet se është dhe i shumëkërkuari Talo Çela, ndërsa mendohet se fshihet në Elbasan.

Në operacion janë përfshirë qindra force policie, ndësa disa nga trafikantët janë arrestuar gjatë natës në banesat e tyre. Gjatë operacionit janë sekuestruar materiale dhe sasi droge të ndaluarve. Pritet që policia të japë detaje për operacionin.

Kush është Talo Çela

Talo Çela është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia pasi Gjykata e ka dënuar në mungesë për grabitjen e 4.6 milion eurove në barkun e një avioni në Aeroportin e Rinasit. Ai bashkë me 7 persona të tjetër është futur në pistën e aeroporit të Rinasit dhe në momentin kur paratë e disa bankave po futeshin në barkun e një avioni për tu dërguar jashtë vendit, ata nën kërcënimin e armës kanë kryer grabitjen dhe janë larguar.

Por Talo Çela akuzohet gjithashtu dhe si personi që ka vrarë dy vëllezërit Haxhia në Durrës, më datë 27 prill 2020, te tregu i makinave. Sipas policisë, Talo Çela dyshonte se vëllezërit Haxhia kishin informacion se ku fshihej shuma e parave të grabitura në Rinas. Ai iu ka kërkuar atyre që të tregojnë vendin se ku fshihej ajo shumë parash, por ata kanë refuzuar.

Sipas Policisë, Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Etiketa: ElbasankerkimKryesore1operacionTalo Cela

Lajme të lidhura

Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!
Breaking Views

Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

21:32 - 22/06/26
Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile
Breaking Views

Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

21:22 - 22/06/26
Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!
Breaking Views

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!

19:59 - 22/06/26
Para
Qeveria amerikane ndan shqetësimet me Kongresin për tensionet në veri të Kosovës

Qeveria amerikane ndan shqetësimet me Kongresin për tensionet në veri të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!
Breaking Views

Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

21:32 - 22/06/26

Deklaratat e Spiropalit janë komentuar nga kryetarja e PS-së së Shkodrës, Mirela Dodaj, e cila ka thënë se  “Nëse vërtet...

Lexo më shumë
Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

21:22 - 22/06/26
Argjentina “fluturon” me rekordmenin Messi, mposht Austrinë me dopietë

Argjentina “fluturon” me rekordmenin Messi, mposht Austrinë me dopietë

21:10 - 22/06/26
Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!

19:59 - 22/06/26
Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Giriş