GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli kundër dërgimit të emigrantëve në Ruanda/ Sunak: Do e apelojmë, kush hyn në Britani…

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli kundër dërgimit të emigrantëve në Ruanda/ Sunak: Do e apelojmë, kush hyn në Britani…

Kryeministri aktual britanik, Rishi Sunak

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit në Londër ka rrëzuar planin e Qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda, duke e shpallur të paligjshëm.

Dy nga tre gjyqtarët e Apelit në Londër argumentuan se Ruanda nuk ishte një “vend i sigurt” për t’i depërtuar atje emigrantët që mbërrijnë me gomone në Angli e më pas kërkojnë azil.

Qeveria britanike kishte besim se Gjykata e Apelit do e miratonte planin kontravers të depërtimit në Ruanda të të gjithë atyre që mbërrijnë në Britani përmes rrugëve jo legale, për të kërkuar azil.

Kryeministri britanik Rishi Sunak, në reagimin e tij, bëri të ditur se vendimi do të apelohej, ndërsa shtoi se nuk pajtohet me Gjykatën pasi Ruanda është vend i sigurt për emigrantët.

“E respektoj Gjykatën, por në thelb nuk pajtohem me përfundimet e tyre. Unë besoj fuqimisht se qeveria e Ruandës ka dhënë garancitë e nevojshme për të siguruar që nuk ka rrezik real që azilkërkuesit e zhvendosur sipas politikës së Ruandës do të kthehen gabimisht në vendet e treta – diçka që Zoti Kryetar i Drejtësisë pajtohem.

Ruanda është një vend i sigurt. Gjykata e Lartë ra dakord. UNHCR-ja ka skemën e saj të refugjatëve për refugjatët libianë në Ruanda. Tani do të kërkojmë leje për të apeluar këtë vendim në Gjykatën e Lartë.

Politika e kësaj qeverie është shumë e thjeshtë, është ky vend dhe qeveria juaj, që duhet të vendosin se kush do të vijë këtu, jo bandat kriminale. Dhe unë do të bëj gjithçka që është e nevojshme për ta bërë këtë”, deklaroi Sunak.

Një ditë më parë Home Office publikoi shifrën e 179 mijë sterlinave për çdo emigrant qe do dërgohej në Ruanda. Qeveria britanike i ka dhëne këtij shteti afrikan deri më tani 140 milionë sterlina kur ende nuk është dërguar asnjë azilkërkues.

Organizatat e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së refugjatëve mendonin se ky plan do ishte i pazbatueshëm, qoftë edhe për shkak të kostove marramendëse.

Nga vendimi i Qeverisë britanike mund të preken edhe shumë emigrantë shqiptarë që kanë shkuar në Britaninë e Madhe në mënyrë jo të ligjshme.

 

Etiketa: ApeliBritaniemigrantetSunak

Lajme të lidhura

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Para
Humb jetën në aksident blogeri i njohur

Humb jetën në aksident blogeri i njohur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë
Breaking Views

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26

Protesta e 124-të kundër qeverisë është shoqëruar me tensione pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë. Qytetarët janë larguar nga zona...

Lexo më shumë
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26
UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

20:32 - 01/10/26
Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

20:26 - 01/10/26
Protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë

Protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë

20:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com