GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Telenovela Brozovic”/ Interi frenon tratativën, oferta e suaditëve nuk pëlqehet nga Marotta

16:02 - 30/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Bayern dhe PSG hedhin sytë nga ylli i Inter
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fjala e fundit për telenovelën Marcelo Brozovic  ende nuk mund të thuhet. Kroati ka gjetur një marrëveshje me Al-Nassr, e cila do t’i garantojë atij një pagë monstruoze prej 100 milionë eurosh për tre vjet (deri në vitin 2026) dhe një bonus nënshkrimi.

Megjithatë, klubi arab, i cili kishte rënë dakord me Interin për 23 milionë, e ka ulur ofertën në orët e fundit, duke e zbritur çmimin në 15 milionë (duke përfshirë bonuset). Kuptohet që situata nuk u mirëprit nga zikaltërit, ku veçanërisht Beppe Marotta ishte i acaruar dukshëm nga situata.

Pyetja, për sa i përket Interit, është shumë e qartë: lojtari largohet vetëm për shumën e rënë dakord fillimisht, përndryshe asgjë nuk bëhet. Biznes i rrezikshëm atëherë? Në thelb jo, është shumë e vështirë që një negociatë kaq e konsoliduar të ngecë në fund, por ajo që u dha si e mirëqenë, duket se nuk është realizuar deri tani.

Fakti është se Brozovic , i pritur për ekzaminime mjekësore (Inter tani nuk i ka lejuar), për momentin po shijon disa ditë relaksi buzë detit dhe ende nuk është parë në Arabinë Saudite. Madje kjo situatë është cilësuar mjaft paradoksale për Interin, ku ndër të tjera kroati i ka kërkuar, sipas mediave, edhe një bonus largimit.

Me pak fjalë, marrëveshja është kthyer në diskutim. Një problem jo i vogël për zikaltërit, të cilët kishin nevojë për shitjen e Brozovic për të vazhduar negociatat për Frattesin.

BROZOVIC, DORËZIMI I BARCELONAS: “KUSHTON SHUMË”

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, konfirmoi mosardhjen e Brozovic: “Ai, si Zubimendi apo Kimmich kushtojnë shumë për ne, këto marrëveshje nuk do të bëhen për shkak të parametrave financiarë që do të rrezikonim t’i shkelnim. Brozovic ka një ofertë nga Arabia Saudite kundër së cilës nuk mund të konkurrojmë”.

Etiketa: Al-NassrBrozovicinter

Lajme të lidhura

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit
Breaking Views

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Para
Rita Ora publikon këngën e re “Don’t Think Twice”

Rita Ora publikon këngën e re “Don’t Think Twice”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com