GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Babë e bir u ekzekutuan në pritë, detajet e reja/ Dyshime se krimi i dyfishtë u realizua nga…

16:09 - 30/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Babë e bir u ekzekutuan, ja çfarë thotë policia për vrasjen e dyfishtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së enjtes ku babë e bir, Gjokë dhe Eduart Gurra, u ekzekutuan me breshëri automatike në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, zona e Dukagjinit.

Nga të dhënat e mbledhura nga grupi hetimor dyshohet se në krimin e dyfishtë kanë marrë pjesë të paktën dy persona, njëri në rolin e ekzekutorit dhe tjetri në atë të vëzhguesit. Dyshohet se babë e bir, që kishin shkuar në fshatin Sumë, atje ku kishin një banesë, të cilën ua kishin djegur një natë para vrasjes, janë ndjekur nga një person, i cili më pas ka njoftuar ekzekutorin.

Babë e bir janë qëlluar me breshëri, nga një armë e vetme, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja. Viktimat janë gjetur në automjetin e tyre, të pajetë, nga banorë të zonës që më pas kanë njoftuar mbi krimin e dyfishtë.

Krimi mendohet se ka qenë i mirëorganizuar, madje edhe djegia e banesës dyshohet se ka ndodhur për të futur në kurth viktimat.

Policia njoftoi një ditë më parë se ka shpallur në kërkim një person të dyshuar, ndërkohë që pista e gjakmarrjes përjashtohet pasi si Gjoka ashtu edhe djali i tij Eduarti nuk kanë pasur konflikte

Gjokë Gurra vite më parë ishte pjesë e strukturave të Policisë së Shkodrës, ndërsa prej të paktën 10 vitesh, bashkë me djalin e tij Eduartin, kishin një licensë lidhur me shitjen e lëndës drusore.

Zyrtarisht policia është treguar e rezervuar lidhur me pistat ku po hetohet për krimin e dyfishtë, ndërsa janë ngritur dyshime se ai mund të jetë kryer nga persona të përfshirë në kultivimin e narkotikëve. Gjithashtu po hetohet edhe pista e lidhur me biznesin që ushtronin babë e bir.

 

Etiketa: babe e birDukagjinkrimiKryesore1Vrasja

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Ja 3 motivet pse Icardi do të ishte sulmuesi perfekt për Juventusin

Ja 3 motivet pse Icardi do të ishte sulmuesi perfekt për Juventusin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com