GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Alabari shet ajër, Pirro Vëngu i shton 2 mln USD për vizatimin e Portit të ri Tregtar

14:03 - 01/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Video
Kohë leximi: 6 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pa u tharë mirë boja e kontratës 10 milionë dollarë për vizatimin e Portit të Ri të Durrësit, në Porto Romano, drejtuesi i Autoritetit Portual të Durrësit, Pirro Vëngu, ka planifikuar të shpenzojë edhe 2 milionë dollarë të tjerë për projektin e shumë-debatuar.

Në Regjistrin e Parashikimeve të Prokurimeve Publike është njoftuar së fundmi se administrata e Portit Durrës ka vendosur të zhvillojë brenda këtij viti tenderin me objekt “Konsulencë për nevoja të zhvillimit strategjik të zonës logjistike të Portit të ri Tregtar në Porto Romano dhe Porteve të thata në Kosovë dhe Strugë”. Fondi limit për këtë tender është parashikuar në shumën 207 milionë lekë të reja ose 2 milionë dollarë.

 

Diçitura: Pirro Vëngu shton 2 mln euro në hartimin e projektit të Portit të ri Tregtar në Porto Romano

Ky shifër i shtohet vlerës një tenderi gjigand, të zhvilluar rreth një vit më parë nga Autoriteti Portual Durrës, me objekt “Hartimi i Projektit të detajuar teknik (Detailed Design) të Portit të ri tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano”, me fond limit 1.14 miliardë lekë të reja ose mbi 10 milionë dollarë.

Diçitura: Tenderi 10 mln dollarë për hartimin e projektit të Portit të ri Tregtar në Porto Romano

 

Të gjitha këto shpenzime po kryhen, ndërkohë që Mohamed el Alabar, “pronari në letra” i projektit të shndërrimit të Portit aktual të Durrësit në një “Marinë Jahtesh” ka nisur të shesë ajrin në zonën ku pritet të ngrihen ndërtesa betoni e çimentoje shumë pranë bregut të detit.

Afera e Portit të Durrësit

Shpenzimet kolosale për vizatimin e Portit të ri Tregtar në Porto Romano nisën pasi kryeministri Edi Rama shpalli idenë e tij personale për ndërtimin e një Marinë Jahtesh në zonën ku aktualisht gjendet porti, në qendër të qytetit të Durrësit.

Në Nëntor të vitit 2021, Rama, i shoqëruar nga biznesmeni saudit, Mohamed el Alabar, u shfaqën së bashku në Durrës dhe prezantuan idëne “Durrës Yacht Marina”. Sipas tyre, parashikohej që projekti ta shndërrojë Portin e Durrësit në një atraksion të fuqishëm për turistët e pasur, të cilët kanë në pronësi jahte e mjete të tjera luksoze lundruese.

 

Në foto: Edi Rama dhe Mohamed el Alabar. Në krah të tyre, Belinda Balluku dhe Arben Ahmetaj

Por, përtej fjalëve të bukura, kur u prezantua projekti real, u kuptua se Marina e Jahteve ishte vetëm një copëz e një sipërmarrjeje gjigande që përfshinte ndërtimin e strukturave të betonuara për banim dhe hoteleri. Megjithatë, para se të mbërrinte tek projekti real, çështja e shndërrimit të Portit të Durrësit në një Marinë Jahtesh, u zbulua shumë shpejt që ishte një lloj “afere”, ku pikëpyetja kryesore ishte: cilët janë përfituesit realë?

Në maj të vitit 2021, në Qendrën Kombëtare të Biznesit u regjistrua kompania “Symphony Real Estate Development”, e cila do të zhvillonte projektin e Marinës së Jahteve në Durrës. Kjo kompani rezultonte në pronësi të një tjetër kompanie, “Symphony Invest Limited”, e regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Kajman dhe pronarët e saj ishin tërësisht të panjohur.

Diçitura: Kompania “Symphony Real Estate Development”, me pronar të regjistruar në ishujt Kajman

Në Dhjetor të vitit 2022, pronari “off-shore” ia shet të gjithë aksionet një kompanie të regjistruar në Dubai, ‘North East Real Estate”. Për këtë kompani dihet vetëm që zotërohet në masën 40 përqind nga Mohamed el Alabar. Ndërkohë, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare se cili apo cilët persona kanë në pronësi 60 përqind të aksioneve, të cilat përbëjnë edhe paketën kontrolluese të shoqërisë që ka marrë përsipër të ndërtojë “Durres Yacht Marina”.

Diçitura: Pronari i vetëm i njohur i kompanisë është Mohamed el Alabar, me 40 përqind të aksiomeve

Opozita e djathtë akuzon se pronarët e fshehur të Marinës së Durrësit janë eksponentë kriminalë shqiptare, rezident në Dubai dhe të lidhur ngushtë me pushtetin e socialistëve. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë provë konkrete lidhur me këto akuza.

Gjykata Kushtetuese mbylli sytë

Opozita kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin e posaçëm të maxhorancës së Edi Ramës për ndërtimin e Marinës së Jahteve në Durrës.  Pak ditë më parë, gjyqtarët kushtetues, me shumicë votash, rrëzuan pretendimet e opozitës, duke i hapur rrugën përfundimisht zhvillimit të projektit të dyshimtë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ende nuk është zbardhur. Megjithatë, për aq sa kuptohet, gardianët e Kushtetutës duket se kanë mbyllur sytë për disa shkelje shumë thelbësore në ligjin e prerë për Alabarin dhe të tjerë persona, ende të panjohur.

Diçitura: Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e opozitës kundër Portit të Jahteve Durrës

“Gijotina.com” po bën një përmbledhje të problematikave në projektin e Marinës së Jahteve në Durrës, bazuar në raportime mediatike dhe qëndrimet e opozitës.

 

  1. Projekti “Porti i Jahteve Durrës”, i cili vetëm emrin ka të tillë, pasi përfshinë në vetëvete ndërtimin e dhjetra godinave të banimit.
  2. Projekti “2 miliardë dollarë” ishte një iniciativë personale e Edi Ramës, të cilën e prezantoi në shoqërinë e Alabarit në nëntor të vitit 2020.
  3. Pasi e vendosi Rama, Këshilli i Ministrave e më tej Parlamenti thjesht kryen formalitetet, duke i dhënë rrugë idesë së kreut të qeverisë.
  4. Kompania e përzgjedhur për zbatimin e këtij projekti ishte e regjistruar në zonën off-shore të ishujve Kajman.
  5. Pas disa lëvizjesh, pronar fundor rezulton Mohamed el Alabar, me 40 përqind të aksioneve, sipas Regjistrit të Pronarëve Përfitues. Nuk dihet ende se kush e zotëron 60 përqind të shoqërisë “North Eeast Real Estate” me seli në Dubai, e cila zotëron kompaninë shqiptare “Eagle Hills Real Estate”, e cila do të realizojë projektin e Portit të Jahteve Durrës.
  6. Qeveria i fali kompanisë, me pronar të dukshëm Alabarin, rreth 1 milionë metra katrorë truall, i cili përfshin territorin aktual të Portit të Durrësit dhe hapësirat publike e private rreth tij.
  7. Qeveria i fali kompanisë, me pronar të dukshëm Alabarin, taksat e ndikimit në infrastrukturë dhe të tjera të ngjashme, duke ia lehtësuar ndjeshëm fitimet kompanisë.
  8. Qeveria vendosi të zhvendosë Portin aktual tregtar në zonën e Porto Romanos. Kjo zhvendosje, deri më tani, është thjesht një ide, ndërkohë që nuk dihet fatura financiare e kësaj lëvizjeje.
  9. Vendimi i qeverisë për të zhvendosur Portin tregtar ka nisur të shkaktojë një efekt cunam në ekonominë shqiptare. Kompanitë që kanë fituar kontrata disa-vjeçare për të operuar në Port, tashmë po i drejtohen Arbitrazhit Ndërkombëtar për të kërkuar shpërblim financiar pas prishjes së kontratave.
  10. Vendimi i qeverisë Rama nxiti reagimin e Bashkimit Europian, i cili vendosi të anulojë menjëherë një grant 25 milionë euro për thellimin e kalatave aktuale të Portit të Durrësit.
  11. Pozicioni i parashikuar për Portin e ri tregtar nuk ka marrë vlerësime pozitive nga NATO, e cila duket se nuk e sheh të përshtatshme hapësirën në Porto Romano si të përshtatshme për mjetet e saj.
  12. Vendimi i qeverisë Rama për “zhdukjen” e Portit aktual të Durrësit ngjalli reagimin e menjëhershëm të autoriteteve greke për të forcuar kapacitetet e Portit të Pireut. Me “shkatërrimi” e Portit aktual të Durrësit, ai port në Greqi shndërrohet në një pikë shumë tërheqëse për aktivitetin tregtar rajonal e mesdhetar.
  13. Kompania private ka nisur të shesë “ajrin”, duke marrë porosi për apartamente, të cilat ende nuk janë ndërtuar. Ky detaj tregon se shoqëria private nuk ka ndërmend të shpenzojë fonde të saj, por do të realizojë projektin nga “porositësit”.

 

 

Etiketa: DurrësheitmepirroportiRamatendera

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Ylli i Motorsportit vdes tragjikisht gjatë garës (VIDEO)

Ylli i Motorsportit vdes tragjikisht gjatë garës (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com