GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ronaldinho, magjistari i topit që nuk dinte të tërhiqte para nga bankomati

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ronaldinho, magjistari i topit që nuk dinte të tërhiqte para nga bankomati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktë janë ata që kanë pasur fatin të luajnë përkrah një kampioni si Ronaldinho, i cili mahniti botën me talentin e tij. Megjithatë, dikush që mund të mburret me këtë është Emanuel Villa, i cili jo vetëm vlerësoi cilësitë futbollistike të brazilianit si shok skuadre, por edhe ishte dëshmitar i një anekdote mjaft të pazakontë.

Të dy luajtën për skuadrën meksikane Queretaro gjatë sezonit 2014-2015, ndalesa e fundit para daljes në pension të Dinhos te Fluminense. Pavarësisht se qëndroi në ekip për vetëm gjashtë muaj, ish-lojtari i Milanit dhe Barcelonës arriti të lërë një kujtim të përjetshëm te Villa.

Ronaldinho, tani 43 vjeç, ishte fytyra e bankës meksikane Multiva në atë kohë. Duke treguar aftësitë e tij në reklamat e tyre televizive, ai do të thoshte: “Gjithmonë më ka pëlqyer të fitoj dhe më pëlqen të shoh paratë e mia duke u rritur dhe kjo është arsyeja pse banka ime është Multi.”

Në një podcast me “Tiki Takën” , ish-sulmuesi (i cili kaloi një vit te Derby County në Angli) filloi të rrëfejë situatën pazakontë që kishte Ronaldinhon si protagonist dhe tha se nuk mund ta besonte ‘injorancën serioze’ të shokut të skuadrës për paratë.

“Ai nuk dinte të përdorte Bankomatin.  Vëllai i tij kishte shkuar në një udhëtim në Shtetet e Bashkuara. I duheshin 1 mijë paund, prandaj shkoi te kontabilisti i klubit dhe i thotë: “Hej, a ke 1 mijë paund për mua, sepse im vëlla u largua nga Meksika me urgjencë dhe nuk më la para”.

Kontabilisti përgjigjet: ‘Po Ronaldinho, nuk ka asnjë problem, por nëse dëshiron, mund të të çoj në bankën ku ke llogarinë tënde dhe mund të tërheqësh sa  të duash’ – te Multiva, ku ai ishte fytyra kryesore.. Dinho e pyeti me hapi: “Vërtetë, a mund të tërheq para?””.

Episodi është qesharak, por tregon injorancën e “Topit të Artë” të vitit 2005 me praktika të caktuara. Po, sepse lojtari, asokohe 35 vjeç, siç shpjegon Villa në përfundim, “nuk e dinte se mund të shkonte në bankë për të marrë paratë e tij, pasi gjithmonë menaxhohej nga vëllai i tij, ai i thonte gjithmonë  ‘për sa para ke nevojë?’, ‘100 mijë paund, ‘epo, merri’. Nuk e pyetëm as për kartën e tij të kreditit, sepse, imagjinoni, ai nuk e dinte se çfarë ishte një bankë. Është një anekdotë që më ka shënuar me të”.

Vërtet mahnitëse.

 

 

Etiketa: BankomatRonaldinjo

Lajme të lidhura

Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon
Sport

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri
Sport

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës
Sport

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës

12:07 - 01/06/26
Para
Prigozhin mohon se ka tentuar të rrëzojë Qeverinë ruse

Mbyllet grupi mediatik i Prigozhinit në Rusi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26

Mediat greke kanë shkruar në li dhje me incidentin e ndodhur në Zvërnec, duke theksuar se është dhunuar një person...

Lexo më shumë
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibomimajbet girişJojobet