GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

I motivuar nga Cana dhe me ëndrra të mëdha, rrëfehet kampioni i Italisë, Medon Berisha

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
I motivuar nga Cana dhe me ëndrra të mëdha, rrëfehet kampioni i Italisë, Medon Berisha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sezon fantastik në Itali dhe tani momenti për shiritin e kapitenit dhe golin e parë me Shqipërinë U21. Medon Berisha nuk dëshiron të ndalet me kaq. Kombëtarja A dhe Champions League janë synimet e tij të mëdha, ndërkohë që pret edhe debutimin me Leçen në Serie A. Mesfushori i ri ka rrëfyer në rubrikën “Talenti Shqiptar” fillimet në futboll, për të vijuar më pas me rritjen, ftesën e marrë nga Kombëtarja dhe lojtarët që e motivojnë për të ecur përpara në karrierë.

Medon, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?

Futbollin e kam nisur që në moshë të vogël,  kur isha 5 vjeç. Babai im ka luajtur vetë futboll kur ishte më i ri, mendoj se e kam trashëguar nga ai dëshirën për ta luajtur këtë sport të bukur. E gjithë familja më qëndron pranë, por sidomos babai. Kur isha i vogël ai nuk humbi kurrë një stërvitje apo një ndeshje timen. Edhe tani te Leçe vjen të më vizitojë dhe të më përkrahë shumë shpesh. Flas me të pas çdo ndeshje dhe ai më ndihmon të përmirësohem.

Si jeni ndjerë kur morët për herë të parë ftesën nga Shqipëria U21? Çfarë kujtoni nga grumbullimi dhe ndeshja e parë?

Kisha nderin të përfaqsoja fanellën kuqezi dhe isha shumë i lumtur. Nga ndeshja e parë me Shqipërinë U21 më kujtohet që isha shumë i emocionuar kur e këndova himnin kombëtar.

Çfarë do të thotë për ju të mbanit shiritin në miqësoren me Bullgarinë? Madje shënuat edhe golin e parë me Kombëtaren U-21…

Isha shumë i lumtur që ma besuan shiritin e kapitenit. Ndjej një përgjegjësi shumë të madhe prej kësaj. Sa i takon golit të parë të shënuar me fanellën kuqezi, ishte një ndjenjë e papërshkrueshme.

Çfarë mund të veçoni deri më tani nga jeta juaj futbollistike? Ka një arritje për të cilën jeni krenar?

Këtë sezon u bëmë kampionë të Italisë dhe unë munda ta ndihmoja skuadrën me 11 golat dhe 5 asistimet e mia. Ishim një ekip shumë kompakt dhe kemi luftuar gjithmonë deri në fund. Morëm vendin e parë gjatë sezonit të rregullt dhe në fund fituam edhe “play off”-s.

Veç sezonit të mirë me 19-vejçarët e Leçes, ishit edhe në stol kundër Interit në Serie A. Si ndiheni për këtë?

Mendoj se është një ëndërr për çdo lojtar të luajë në Serie A. Ishte një atmosferë fantastike me tifozët vendas. Ai grumbullim me Leçen më jep edhe më shumë motivim për të punuar dhe për të përmbushur ëndrrën time.

Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull? Po lojtari i huaj?

Më duhet të mendoj direkt për Lorik Canën. Ai ishte një idhull për mua kur isha më i vogel dhe ndiqja Kombëtaren. Loriku ishte një luftëtar dhe një udhëheqës i vërtetë. Nga lojtarët e huaj them Cristiano Ronaldo, sepse respektoj mentalitetin e tij. Ai ka treguar se me punë mund të arrish gjithçka.

Në Itali tani ka një numër të madh shqiptarësh që po luajnë në Serie A. Si ndjeheni për këtë dhe sa besim ju jep që shumë shpejt dhe ju do u bashkoheni atyre?

Jam i lumtur të dëgjoj dhe të shoh shqiptarë që luajnë në ligën më të mirë italiane. Do punoj shumë për t’ia dalë edhe unë. Shpresoj që Leçe të ma japë këtë mundësi.

Duke parë që ju luani jashtë dhe shumë elementë të tjerë të rinj luajnë në kampionate të rëndësishme europiane, a mendoni se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur?*

Sigurisht, ka shumë potencial në futbollin shqiptar. Mund ta shihni që Federata Shqiptare e Futbollit po bëhet shumë modern. Shumë shpejt futbolli shqiptar do të ketë një të ardhme dhe perspektivë të mirë.

Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll? Ka një futbollist në gjurmët e të cilit do të donit të ecnit?

Synimi im është të luaj për kombëtaren A  të Shqipërisë dhe të kem mundësinë të luaj në Champions League. Nuk mund të them një emër në gjurmët e të cilit dua të eci. Dua ta ndërtoj vetë rrugën time në futboll.

Etiketa: berishacana

Lajme të lidhura

Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok
Sport

Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok

13:26 - 03/08/26
Tjetër goditje për Infantinon! Anglia i heq mbështetjen, UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore
Sport

Tjetër goditje për Infantinon! Anglia i heq mbështetjen, UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore

12:43 - 03/08/26
Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku
Sport

Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

11:02 - 03/08/26
Para
“Vajzat që ngelin shtatzënë 30 vjeç i quaj plaka”, gjinekologu sqaron deklaratën e bujshme

“Vajzat që ngelin shtatzënë 30 vjeç i quaj plaka”, gjinekologu sqaron deklaratën e bujshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mori në banesë të miturin dhe e ngacmoi seksualisht për dy orë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Mori në banesë të miturin dhe e ngacmoi seksualisht për dy orë, arrestohet 31-vjeçari

14:35 - 03/08/26

Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë ka arrestuar një 31-vjeçar, i dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri....

Lexo më shumë
“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 

“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 

13:57 - 03/08/26
Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës/ Arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”

Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës/ Arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”

13:33 - 03/08/26
Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok

Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok

13:26 - 03/08/26
Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete 

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete 

13:25 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com