GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Horoskopi

Bazuar në shenjën tuaj zodiakale, ja sa herë do bini në dashuri

21:19 - 02/07/23
në Horoskopi, Kuriozitete
Kohë leximi: 3 min
A A
Bazuar në shenjën tuaj zodiakale, ja sa herë do bini në dashuri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E keni menduar ndonjëherë sa herë do të bini në dashuri gjatë gjithë jetës suaj? Epo kësaj pyetjeje i erdhi fundi, pasi më poshtë do të gjeni se sa herë do të dashuroheni në bazë të shenjës suaj të horoskopit.

Dashi është një nga shenjat e horoskopit që fal shumë dashuri, qoftë vetes, miqve apo partnerit. Kur je në një lidhje, ti përkushtohesh totalisht te ajo. Kur bie në dashuri, e konsideron atë si lidhjen që do të zgjasë përgjithmonë. Duket se do të biesh në dashuri vetëm një herë gjatë jetës tënde.

Dem ti je një romantik i pashpresë, që do të thotë se ti mund të biesh në dashuri me dikë çdo ditë të jetës tënde. Megjithatë duket se dy janë dashuritë e vërteta dhe të fuqishme. Njëra do të ndodhë kur je i ri dhe naiv dhe tjetra kur të jesh i pjekur, i ftohtë dhe zemërthyer.

Kur bëhet fjalë për dashurinë, binjakët janë si fëmijët në një dyqan lodrash. Ti ndihesh tepër i emocionuar fillimisht dhe dëshiron ta blesh atë lodër. Mirëpo, sapo ti e ke tënden, një tjetër lodër të tërheq vëmendjen. Megjithatë, duket se ti do të biesh në dashuri katër herë. Kjo pasi je selektiv në ndjenja, por edhe dëshiron të përjetosh këtë ndjesi të bukur disa herë.

Gaforre ti gjithmonë ke ëndërruar për ditën që do të takosh dashurinë e jetës. Ka shumë gjasa që ti të biesh dy herë në dashuri gjatë jetës tënde. Kjo sepse ti ke frikë të guxosh dhe ta lësh veten e lirë, megjithatë dëshira për pak romancë gjendet brenda teje. Këto dy dashuri do të kenë forma të ndryshme, por do të jenë të vërteta që të dyja.

Si një luan, ti e di që të biesh në dashuri lidhet me argëtimin dhe krijimin e kujtimeve të bukura. Në momentin që ti do mendosh se je i ri për t’u përfshirë në një lidhje, do ta gjesh veten të martuar e me fëmijë. Duket se edhe pse e fsheh, brenda vetes je shumë romantik dhe i përkushtuar, ndaj dashuria jote e parë, ka gjasa të zgjasë përgjithmonë.

Virgjëreshë ti e di më mirë se kushdo tjetër sa e vështirë është të biesh në dashuri. Ti dëshiron që gjithçka të jetë perfekte, deri në detajin më të vogël. Ndaj, ti do të biesh në dashuri vetëm një herë, kur ta ndjesh që çdo gjë është e përsosur. Megjithatë, kur kjo të ndodhë, do të zgjasë përgjithmonë.

Peshore ti ke një zemër të madhe dhe shumë dashuri për të dhuruar. Por gjithashtu ti ke shumë gjëra për të mësuar në jetë. Duket se ti do të biesh në dashuri tri herë gjatë jetës tënde. Ti do të flirtosh shpeshherë dhe do të gënjesh veten se ke rënë në dashuri, por të vërteta do të jenë vetëm tri raste.

Akrep ti je shumë intensiv në marrëdhënie. Plot pasion dhe energji për jetën dhe dashurinë, ti do të biesh në dashuri tri herë. Këto tri herë do të jenë shumë romantike dhe me ndjesi të forta. Problemi në marrëdhëniet e tua është se mendon gjithnjë për të ardhmen dhe pretendon që të martohesh me këdo që ti dashurohesh.

Shigjetar ti nuk e pranon, por kur gjërat nisin të bëhen serioze, ti ke tendencë të largohesh. Ti do të biesh në dashuri katër herë gjatë jetës tënde. Kjo sepse të pëlqen të jesh i dashuruar, por ke frikë. Ke frikë se sa do të zgjasë dhe çfarë do të ndodhë në të ardhme. Të dashurosh dhe të humbasësh një dashuri, është mësim për ty.

Bricjap ti do të biesh në dashuri vetëm një herë gjatë jetës tënde. Kjo sepse ti ke frikë të besosh se je i dashuruar. Megjithatë, një herë është numri perfekt për ty, pasi dëshiron t’ia japësh një ndjesi aq të veçantë vetëm një personi. Por ti po e privon veten, sepse gjithashtu dhe e merr veç një herë këtë emocion kaq të fortë.

Ujor ti do të biesh në dashuri dy herë në jetën tënde. Hera e parë do të jetë si ajo e përrallave për të cilën ti ke menduar dhe ëndërruar kaq shumë, ndërsa hera e dytë do të jetë në çastin kur ti nuk e pret. Por, kjo do të jetë edhe më e forta dhe e bukura.

Ti do të biesh në dashuri një herë gjatë jetës tënde. Kjo sepse ti i merr gjërat shumë ngadalë. Teksa përpiqesh ta njohësh tjetrin mirë, ai mund të largohet. Megjithatë, i duhuri do të presë dhe kjo do të jetë dashuria më e fortë dhe e bukur për ty./SHQIP

Etiketa: DashuriaHoroskopi

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Dhjetor 2025

07:39 - 05/12/25
Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Aktualitet

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

17:58 - 04/12/25
Para
Netanjahu: Izraeli nuk pranon marrëveshje bërthamore me Iranin

Netanyahu i cilëson “antisemite” trazirat në Paris: Dënojmë fuqishëm sulmet ndaj qeverisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com