GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rritja e shpejtë e sektorit të turizmit po shoqërohet edhe me sfida

22:01 - 02/07/23
në Aktualitet, Lajme, Shqiperi
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritja e shpejtë e sektorit të turizmit po shoqërohet edhe me sfida
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri sektori i turizmit ka shfaqur, gjatë muajve të parë të këtij viti, shenjat e një rritje të shpejtë dhe të konsiderueshme, me ndikim në ekonominë e vendit. Nisur nga të dhënat statistikore të deritanishme për ecurinë e turizmit dhe projeksionet nga rezervimet për këtë sezon veror, eksperti i këtij sektori, Sokol Hoxha, thotë se viti 2023 pritet të jetë me treguesit më të lartë si përsa i përket sektorit të turizmit bregdetar, ashtu edhe atij malor, duke tejkaluar kështu ndjeshëm periudhën e para pandemisë.

“Ky është viti i Shqipërisë për rritjen e numrit të turistëve. Detyra e Shqipërisë është që t’i mirëpresë këta turistë. Dhe detyra e të gjithë institucioneve është që t’i shërbejnë sa më mirë këtyre turistëve. Sepse, turizmi është shërbim. Kjo situatë është çdo ditë e më e vështirë, nga të gjitha hallkat; institucionet, mungesa e krahut të punës. Është shtrenjtuar gjithçka, çmimet janë rritur. Dhe është një përgjegjësi shumë e madhe e të gjithëve bashkë që të dalim faqebardhë”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në 5 muajt e parë të këtij viti Shqipëria është vizituar nga rreth 2 milion e 400 mijë vizitorë të huaj, ose 42% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Strukturat hoteliere thuajse janë mbuluar tërësisht me pronotime deri në fundin e muajit shtator.

Profesori i Universitetit të Shkodrës, Elvis Krymi, thotë se ajo që po i tërheq më së shumti turistët e huaj është natyra thuajse e pa eksploruar e Shqipërisë, si në bregdet, ashtu edhe në zonat malore.

“Një prej arsyeve kryesore që po i tërheq turistët nga të gjitha vendet, qoftë nga Europa, qoftë edhe nga vende të tjera, është natyra, peisazhi i Shqipërisë nga Veriu deri në Jug. Një pjesë e mirë e turizmit nuk është vetëm frekuentimi i turizmit bregdetar, por është edhe turizmi malor”.

Në situatën e rritjes së shpejtë të kërkesës në sektorin turistik të vendit, profesor Krymi thotë se pushteti vendor dhe qendror, së bashku me biznesin, duhet të bashkëpunojnë për të zgjidhur problematikat që aktualisht ka ky sektor, një pjesë e të cilave për shkak të emigrimit të forcave të punës.

“Unë mendoj se mungesë ka që në aspektin e burimeve njerëzore, qoftë edhe të infrastrukturës. Dhe aspektit të shërbimit, që është edhe gjëja më kryesore që sot ne po e vuajmë realisht. Është një trend i ri, është një model i ri. Dhe ne duhet të përgatitemi për këtë pjesë”.

Ndërkohë, zoti Hoxha thotë se, rritja e shpejtë e numrit të turistëve, si në bregdet, ashtu edhe në zonat malore, rrezikon të dëmtojë këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë së vendit nëse nuk shoqërohet me rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe ruajtjen e traditës.

“Ne na duhet të ruajmë traditën, të ruajmë cilësinë, sepse, të themi të drejtën, edhe mbipopullimi nuk i shërben cilësisë. Sepse, ato janë kapacitetet e vilave, shtëpive, bujtinave. Prandaj, unë them se mbipopullimi ul pak cilësinë. Gjithashtu, si operator turistik, unë shikoj se duhet për t’i informu sa më shumë turistët që vijnë”.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, nga janari deri më 21 qershor, në pikëkalimet kufitare të Shqipërisë kanë hyrë dhe dalë rreth 2 milion e 500 mijë shtetas të huaj më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Gjatë vitit të kaluar, turistët shpenzuan rreth 2.8 miliardë euro, shifër kjo që pritet të tejkalohet gjatë këtij viti./VOA

Etiketa: Shqiperiturizmi

Lajme të lidhura

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t
Aktualitet

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26
Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)

20:00 - 22/04/26
Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij
Aktualitet

Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij

19:59 - 22/04/26
Para
Lajçak: Pavarësisht hapave, situata në veri të Kosovës mbetet e brishtë

Lajçak: Pavarësisht hapave, situata në veri të Kosovës mbetet e brishtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com