GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

EURO U21/ Ukraina bën mrekullinë duke befasuar Francën

22:57 - 02/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
EURO U21/ Ukraina bën mrekullinë duke befasuar Francën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e së dielës, është luajtur, takimi i fundit i fazës çerekfinale, të UEFA EURO U21, që po zhvillohet në Rumani dhe Gjeorgji.

Dueli i mbrëmjes ishte ai mes kombëtareve U21 të Francës dhe Ukrainës, i luajtur në Cluj-Napoca.

Kjo sfidë, përfundoi me rezultatin, deri diku befasues, 3-1 për kombëtaren ukrainase, e cila eliminoi kështu nga ky turne, një nga ekipet favorite, për triumfin final.

Takimi nisi shumë mirë për Francezët, të cilët patën më shumë raste se kundërshtari në minutat e para të ndeshjes.

Sfida u zhbllokua në minutën e 19’, nga Cherki, i cili mposhti nga brenda zonës, portierin Trubin.

Ky gol dukej se do e bënte ndeshjen e “Gjelave” një ‘ecje në park’, megjithatë Ukraina, nuk u demoralizua duke e barazuar rezultatin në minutën e 32’, falë penalltisë së transformuar në gol nga Sudakov.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej në barazim, përsëri Sudakov, shënoi golin e dytë për Ukrainën, duke e çuar skuadrën e tij në epërsi në fund të fraksionit të parë.

Në pjesën e dytë, Franca nuk kishte më asgjë për të humbur, duke u hedhur në sulm për golin e barazimit, gol të cilin e gjeti, por VAR i ngriu festën francezëve, duke parë që Wahi ishte në pozitë jashtë loje.

Me eliminimin pranë, francezët lanë hapësira mbrapa, të cilat në minutën e 86’, u shfrytëzuan në maksimum nga Ukraina. Bondarenko shënoi golin e tretë, me një Panenka delikate, e cila mbylli historinë e takimit.

Me këtë sukses, europianolindorët siguruan biletën e gjysmëfinales, ku do të përballen me Spanjën./m.b /gijotina.com

Etiketa: euro u21Francaukraina

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani mbërrin në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Breaking Views

Kristjan Asllani mbërrin në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:12 - 30/01/26
“Jam i shkatërruar”, talenti shqiptar në Angli i nënshtrohet operacionit, mbyll sezonin
Breaking Views

“Jam i shkatërruar”, talenti shqiptar në Angli i nënshtrohet operacionit, mbyll sezonin

19:11 - 30/01/26
Shorti i Champions League/ Benfica nuk i ndahet Real Madrid! Interi “peshkon” gjigantët norvegjezë
Sport

Shorti i Champions League/ Benfica nuk i ndahet Real Madrid! Interi “peshkon” gjigantët norvegjezë

13:03 - 30/01/26
Para
Kontrabandistët i gëzohen vendimit të Gjykatës së Apelit në Britani: Askush nuk iu kthen pas

Kontrabandistët i gëzohen vendimit të Gjykatës së Apelit në Britani: Askush nuk iu kthen pas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë
Breaking Views

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë

23:10 - 30/01/26

Kujtimi i poetit të mirënjohur shqiptar, Lasgush Poradeci do të nderohet me një pllakë përkujtimore në shtëpinë ku poeti ka...

Lexo më shumë
Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

23:00 - 30/01/26
“21 Janari”/ “Mund të arrestohem unë e të ‘shpëtojnë’ autorët”, Artan Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin

“21 Janari”/ “Mund të arrestohem unë e të ‘shpëtojnë’ autorët”, Artan Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin

22:33 - 30/01/26
“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin

“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin

22:16 - 30/01/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com