Është qeni më i famshëm në botë dhe është simbol i përkushtimit, miqësisë, dashurisë dhe besnikërisë absolute. Hachiko (Hachiko) që në japonisht do të thotë “princi i tetë i mbarë” lindi më 10 nëntor 1923 në qytetin Odate, Japoni .
Historia e tij unike është kapur në faqet e librave dhe është transferuar edhe në kinema.
Është historia tronditëse e Akitës më të famshëm, i cili vazhdoi të priste deri në fund të jetës të zotin e tij, që ndërroi jetë nga një hemorragji cerebrale , në një stacion treni në Japoni.
“Qentë Akita janë të qetë, inteligjentë, të guximshëm [dhe] të bindur ndaj zotërinjve të tyre,” tha Eietsu Sakuraba, autor i një libri për fëmijë për Hachiko. Nga ana tjetër, ata janë kokëfortë dhe të kujdesshëm ndaj të huajve”.
Në vendin ku ai priste, jashtë stacionit Shibuya në Tokio, është krijuar një statujë bronzi , me të cilën fotografohen çdo ditë qindra vizitorë.
Traileri për filmin e vitit 2009 me aktorin e Richard Gere bazuar në historinë e Hachiko:
Historia e tij mësohet në çdo shkollë në Japoni si një shembull i miqësisë, përkushtimit dhe besnikërisë maksimale.
“Hachiko përfaqëson ‘qytetarin ideal japonez’ me ‘përkushtimin e tij të padiskutueshëm” thotë Christine Yano, një profesore në Universitetin e Hawait.
Këtë vit, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh .
Discussion about this post