GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Meloni: Bashkimi Evropian ka ndryshuar ritmin e tij për emigracionin

11:42 - 03/07/23
në Lajme, Rajoni
Kohë leximi: 3 min
A A
Meloni: Bashkimi Evropian ka ndryshuar ritmin e tij për emigracionin

FILE PHOTO: Italian Prime Minister Giorgia Meloni speaks during a news conference to present her government's first budget in Rome, Italy, November 22, 2022. REUTERS/Remo Casilli/File Photo

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në intervistën e saj të detajuar për gazetën Corriere della Sera, iu referua rezultateve të Samitit të fundit Evropian për emigracionin.

Më në detaje kryeministrja italiane u shpreh:

“Marrëveshja e të gjithë Këshillit Evropian për të ashtuquajturin Dimension i Jashtëm, i cili ofron një qasje krejtësisht të ndryshme në krahasim me të kaluarën kur bëhet fjalë për flukset migratore, është një sukses i padyshimtë italian.

U vendos që të luftohej trafikimi i qenieve njerëzore dhe imigracioni i paligjshëm përpara se të arrinte në Evropë. Ne arritëm t’i bënim të gjithë partnerët tanë të kuptonin se nuk kishte kuptim që vendet e ndryshme të mbërritjes së parë dhe të destinacionit të vazhdonin të luftonin se kush duhet të ishte përgjegjës për menaxhimin e të gjithë fenomenit dhe se e vetmja mënyrë ishte të punonim së bashku në kufijtë e jashtëm”.

Duke iu referuar Tunizisë, Meloni shtoi:

“Dialogu me Tunizinë, i cili u cilësua si “model” në konkluzionet e Këshillit, dhe propozimi i Komisionit Evropian për të investuar 15 miliardë euro në buxhetin e ri shumëvjeçar për migracionin dhe dimensionin e jashtëm, janë dëshmi e këtij ndryshimi absolut të ritmin.

Investimi në stabilitetin e Afrikës dhe parandalimi i largimeve është një interes i madh italian dhe, së fundi, një prioritet evropian. Sa i përket dimensionit të jashtëm, të gjithë jemi dakord”.

E pyetur nëse divergjenca e pikëpamjeve të regjistruara në samitin e fundit e rrezikoi Paktin e Migracionit, kreu i qeverisë italiane u përgjigj:

“Jo, pakti për Migracionin dhe Azilin nuk po e ndal rrugën e tij. Por dua ta bëj të qartë se është e gabuar të shihet kjo marrëveshje si një zgjidhje efektive.

Italinë mund ta ndihmojë vetëm relativisht, sepse parimi qendror i Dublinit, ai që ka të bëjë me vendin e mbërritjes së parë, nuk është tejkaluar dhe detyrimet për vende si Italia janë ende shumë të larta.

Pakti fokusohet në menaxhimin e ardhjeve kur ato ndodhin, por prioriteti im është të ndaloj flukset ilegale dhe të godasë trafikimin e njerëzve.”

Lidhur me dështimin e përpjekjes së saj ndërmjetësuese me Hungarinë dhe Poloninë, në samitin e fundit evropian, kryeministrja italiane tha në Corriere della Sera:

“Veçanërisht Polonia, por edhe Hungaria, mirëpritën miliona refugjatë ukrainas dhe morën nga BE-ja mbështetje financiare më të ulët se sa kishin nevojë. Në të njëjtën kohë, në bazë të marrëveshjes së 8 qershorit, do të duhej të paguanin 20 mijë euro për çdo emigrant , përfshirë edhe ilegalët, të cilët nuk janë zhvendosur.

E gjithë kjo vështirësohet nga ngrirja e fondeve të Planeve të Rimëkëmbjes dhe Rezilencës të këtyre vendeve. Mungesa e fleksibilitetit të tyre është e kuptueshme dhe unë kam gjithmonë respekt të madh për këdo që mbron interesat e tyre kombëtare. Kjo fazë mund të kapërcehet duke ndërtuar sërish një marrëdhënie besimi dhe, për të arritur këtë qëllim, përpiqem të jap kontributin tim”.

Në lidhje me balancat e mundshme politike në Evropë pas zgjedhjeve evropiane të 2024-ës dhe “nëse, për të ndryshuar BE-në, mund të arrihet një marrëveshje e qendrës së djathtë për të përjashtuar socialistët”, theksoi Meloni.

“Nuk ka negociata në vazhdim. Sigurisht që ekziston një ndërgjegjësim në rritje se marrëveshja e panatyrshme midis Partisë Popullore Evropiane (EPP) dhe socialistëve nuk është më e përshtatshme për të adresuar sfidat me të cilat përballet Evropa. Zgjedhjet e rëndësishme kombëtare do të zhvillohen nga tani deri më 9 qershor 2024.

Në Spanjë, ku qytetarët do të votojnë në korrik, mund të formohet një qeveri e qendrës së djathtë, me konservatorë dhe anëtarë të Partisë Popullore. Tashmë në Itali, Suedi dhe Finlandë, mbizotëruan qeveritë e qendrës së djathtë.

Ndërkohë, në Bruksel, për sa i përket masave individuale, po krijohen aleanca të gjera, të cilat janë një alternativë për të majtën. Kjo është një fazë krijuese, konservatorët dhe Italia mund të luajnë një rol qendror”.

Duke iu referuar përfundimisht zhvillimeve në Francë, Giorgia Meloni tha për Corriere della Sera:

“Dua të shpreh solidaritetin dhe afërsinë time me popullin francez për dhunën e papranueshme të ditëve të fundit. Pamjet që vijnë nga Franca nga njëra anë rrezikojnë ta bëjnë situatën edhe më kritike, nga ana tjetër shpresoj se do të ndërgjegjësojnë se çfarë është në rrezik.

Vetëm një imigrim legal, një fenomen që ne mund ta menaxhojmë, krijon integrim social. Alternativa është izolimi dhe radikalizimi i brezit të tretë dhe të katërt”.

Etiketa: emigrantetgiorgia meloni

Lajme të lidhura

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Para
Osmani dekoron udhëheqësit ushtarakë amerikanë të KFOR-it

Osmani dekoron udhëheqësit ushtarakë amerikanë të KFOR-it

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com