Një konflikt 20-vjeçar me familjen e vëllait i ka kthyer jetën në makth Valentina Nuhajt në Patos.
Valentina Nuhaj, banuese ne “Lagjen e Re” në Patos, prej 20 vitesh është në sherr të vazhdueshëm me familjen e të vëllait, Hamit Velaj, për shkak të një rruge që kalon para banesës së tyre që në urbanistikën e Patosit rezulton tokë truall e familjes. Sipas BW konflikti ka gjeneruar jo vetëm në dhunë verbale e psikologjike, por edhe në dhunë fizike. Përballë kësaj situate familja Velaj ka kërkuar urdhër mbrojtje, i cili nuk e ka qetësuar aspak situatën, pasi nga policia e Patosit urdhër mbrojtje i është dhënë edhe vëllait të saj. Valentina tregon se ka venë në dijeni të gjitha hallkat institucionale dhe të drejtësisë, deri te SPAK, të cilat deri më sot, sipas saj, nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje kësaj situate. Sikur të mos mjaftonte kjo, stresi i vazhdueshëm ka bërë që Valentina të kalojë në gjendje depresive e të kurohet për disa sëmundje. Sipas Valentinës, në kushtet ku ndodhen janë të frikësuar të shkojnë në shtëpinë e tyre, ndërsa edhe fëmijët janë larguar, për të shmangur konfliktet, edhe pse kërcënimet për jetë janë të vazhdueshme.
Discussion about this post