GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

E ndëshkuar nga BE, çfarë e pret Kosovën?

16:43 - 03/07/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
E ndëshkuar nga BE, çfarë e pret Kosovën?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të padrejta sipas institucioneve të Kosovës, të dëmshme sipas ekspertëve. Kështu komentohen masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ia shqiptoi Kosovës, për shkak të, siç u tha, mospërfilljes së kërkesave për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, tensionet janë të larta qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave hynë në zyrat e tyre, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë serbë.

Protestat e tyre u përshkallëzuan edhe në përleshje të dhunshme, me dhjetëra të plagosur – në mesin e të cilëve edhe ushtarë të misionit të NATO-s, KFOR.

Me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar që Kosova t’i tërheqë kryetarët shqiptarë dhe të organizojë zgjedhje të reja, hapa në këtë drejtim nuk ka ende.

Në përgjigje, BE-ja pezulloi përkohësisht punën e të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) – që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok – si dhe ftesat për pjesëmarrjen e Kosovës në takime të nivelit të lartë. BE-ja pezulloi, po ashtu, programimin e fondeve për Kosovën, përfshirë ato nga IPA (Instrumentet e Para-Anëtarësimit në BE) dhe nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor.

Rrezik nga përshkallëzimi i masave

Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë se masat e BE-së mund të përshkallëzohen gradualisht, nëse Qeveria e Kosovës nuk ndryshon qëndrim.

“Sot kemi masa që i pezullojnë fondet, nuk i anulojnë ato. Shkalla e ardhshme do të jetë anulimi i fondeve”, thotë Shasha.

“Duke qenë se jemi një ekonomi në zhvillim, një ekonomi ende fragjile në shumë aspekte, unë gjykoj se ato [masat ndëshkuese] do ta dëmtojnë shumë Kosovën”, thotë Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë, për Radion Evropa e Lirë.

Nga Fondet IPA – që kanë për qëllim t’i ndihmojnë vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE në zbatimin e reformave – Kosova ka filluar të përfitojë mjete nga viti 2007. Nga ajo kohë deri në vitin 2022, vendi ka fituar në total 1.21 miliard euro.

Kosova, nga viti 2009, mbështetet edhe nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor, e cila është një iniciativë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një dokument të këtij mekanizimi thuhet se në Kosovë janë mbështetur 30 projekte në vlerë prej 1.8 miliard eurosh deri në shtator të vitit 2021.

Projektet përfshijnë ndërtimin e rrugëve, rehabilitimin e hekurudhave, sistemet e ngrohjes qendrore dhe përmirësimin e sistemit të ujërave të zeza.

Si i komentoi Qeveria masat ndëshkuese?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili vazhdimisht insiston se “nuk mund të bëjë kompromise me kushtetutshmërinë e vendit”, tha se masat ndëshkuese të BE-së janë “të padrejta”.

Ai shfaqi shpresën se ato do të jenë afatshkurtra, pasi, siç tha, “Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”.

“Është e vërtetë që janë masa të përkohshme, por të padrejta, për shkak se Kosova dhe Qeveria e saj janë edhe shteti, edhe ekzekutivi më demokratik, pro-evropian dhe progresist”, tha Kurti në fundjavë.

Çfarë ndodh në lidhje me procesin integrues?

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të vitit 2022.

Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ajo është e fundit në rrugën drejt BE-së.Deri më tani ka të nënshkruar vetëm një marrëveshje kontraktuale me bllokun, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Blerta Deliu, anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se dy takime, të parapara të mbahen në kuadër të MSA-së në Bruksel, janë anuluar tashmë.

Sipas saj, bëhet fjalë për takimin e Nënkomitetit për drejtësi, liri dhe siguri BE-Kosovë, si dhe të Nënkomitetit për tregti, industri, dogana dhe taksa.

“Mospjesëmarrja e Kosovës në forume të tilla nuk i kontribuon agjendës sonë të forcimit të mekanizmave që e përafrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian. Përkundrazi, e minon Kosovën në fuqizim, në rrugën e saj euroatlantike dhe perëndimore”, thotë Deliu, e cila vjen nga radhët e opozitës.

Shasha thotë se do të anulohet edhe një takim politik, përkatësisht ai i Këshillit të MSA-së, ku, sipas tij, marrin pjesë ministrja e Jashtme dhe kryeministri i Kosovës, ndërsa nga BE-ja merr pjesë përfaqësuesi i politikës së jashtme.

Nëse nuk gjendet gjuhë e përbashkët, thotë Shasha, BE-ja mund të marrë masa edhe më represive.

“Çka mund të bëjë? Mund të bëjë pezullimin e pjesëve të caktuara të MSA-së. P.sh. ta ndalojë hyrjen e produkteve të Kosovës që kanë të drejtë të hyjnë në BE pa asnjë tarifë, falë MSA-së… si produktet e drurit, metalit, tekstilit…”, thotë Shasha.

Ai shton se çdo masë represive e BE-së ndaj Kosovës, e dëmton kredibilitetin ndërkombëtar të vendit.

Plani i BE-së për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, përfshin: tërheqjen e njësive speciale të policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në veri, zhvendosjen e kryetarëve nga objektet komunale – që shfrytëzohen edhe nga strukturat paralele serbe – në ndërtesa alternative, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në veri dhe fillimin e procedurave gjyqësore kundër demonstruesve që sulmuan trupat e KFOR-it.

Për mospërfilljen e kërkesave për uljen e tensioneve, SHBA-ja ka ndërmarrë, po ashtu, masa ndëshkuese kundër Kosovës, duke e përjashtuar atë nga një stërvitje e madhe ndërkombëtare, e njohur si “Defender Europe 2023”. Kurti përsëriti të hënën se masat ndëshkuese, “për bindjen time të fuqishme, janë të padrejta”. /Rel

Etiketa: BEKosova

Lajme të lidhura

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Para
I dehuri tenton të hapë derën e avionit, mjeti fluturues ndërpret udhëtimin

I dehuri tenton të hapë derën e avionit, mjeti fluturues ndërpret udhëtimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin
Breaking Views

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. Gjatë fajlës së tij, Salianji u shpreh se SPAK ka hapur...

Lexo më shumë
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com