GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

OPDAT dhe BE kundërshtuan (vet)promovimin e anëtarëve të KLP dhe KLGJ

19:01 - 03/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
OPDAT dhe BE kundërshtuan (vet)promovimin e anëtarëve të KLP dhe KLGJ
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekspertët ndërkombëtarë të Bashkimit Evropian dhe misionit amerikan, OPDAT kanë kundërshtuar një propozim që ka ardhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të ndryshuar ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve,” i cili ndalon transferimet paralele dhe rritjet në detyrë të anëtarëve të këtyre këshillave.

Sipas një dokumenti të siguruar nga BIRN,  ‘EU-JUST’ dhe ‘OPDAT’ e cilësojnë “të parekomandueshëm” një ndryshim të tillë, duke kërkuar që të ruhet standardi i vendosur në reformën e drejtësisë, e miratuar me konsensus politik në vitin 2016.

“Transferimi paralel nga gjykata/prokurori jashtë Tirane për në Tiranë apo gjykata/prokurori të tjera afër saj, konsiderohet zhvillim (ecuri) në karrierë,” theksohet në dokument.

“Ky është një standard i vendosur në reformë dhe këshillohet të ruhet”, shtojnë ndërkombëtarët në opinionin drejtuar një grupi pune në Komisionin e Ligjeve.

Ligji “Për statusin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i miratuar në vitin 2016, si pjesë e paketës së reformës në drejtësi, ndalon rritjen në karrierë për anëtarët e këshillave gjatë kohës që janë në detyrë dhe për një periudhë 3-vjeçare pasi u ka mbaruar mandati.

Reforma në drejtësi premtonte rikthimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë përmes një procesi të përkohshëm vetingu dhe krijimit të institucioneve të reja si KLGJ dhe KLP, të cilat duhet të luftonin korporatizmin, të forconin pavarësinë dhe llogaridhënien.

Megjithatë, në shtator 2022, KLGJ dhe KLP dërguan në Kuvend një sërë propozimesh ligjore për të “korrektuar” reformën në drejtësi, 6 vite pasi ajo u miratua me konsensus të gjërë politik dhe mbështetje të ndërkombëtarëve.

Në propozimet e dërguara në Kuvend të dy këshillat kërkojnë që të ulet kohëzgjatja për promovin e anëtarëve dhe ndryshimi i ndalimit për transferimet paralele.

“Ulja pjesërisht e kohëzgjatjes së ndalimit për ngritjen në detyrë të ish-anëtarëve të Këshillit si dhe heqja e ndalimit për transferimet paralele synon të adresojë vakancat në sistem,” argumentojnë ata.

“Magjistratët që përmbushin kriteret për tu bërë anëtar Këshilli, vlerësojnë më atraktive ngritjen në detyrë në gjykata më të larta se sa anëtarësinë (që pasohet nga një ndalim për ngritje në detyre dhe transferim)”, theksojnë ato.

Edhe pse kanë qënë të vetdijshëm që ligji nuk i lejonte transferimet paralele të anëtarëve, KLGJ dhe KLP kanë bërë një sy qorr ndaj ligjit.

Në kundërshtim me ndalimet ligjore, në prill KLP vendosi të transferojë në Tiranë nga rrethet dy anëtaret e veta, Esmeralda Keshi dhe Eloida Goxhi.

Më 31 janar 2023, edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me votë unanime të anëtarëve të pranishëm që të transferonte anëtaren e vet, Marçela Shehu, nga Gjykata e Kurbinit në atë të Tiranës.(BIRN)

Etiketa: KLGJKLPOPDAT

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
Salvini në një mendim me Le Pen: E djathta në BE duhet…

Salvini në një mendim me Le Pen: E djathta në BE duhet...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com