GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zyrtarët iranianë: Kemi në dorë kompjuterat që u sekuestruan në kampin MEK në Manzë

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtarët iranianë: Kemi në dorë kompjuterat që u sekuestruan në kampin MEK në Manzë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Irani ka fituar akses në një grup pajisjesh elektronike dhe serverash të konfiskuara gjatë një operacioni të fundit kërkimi të kryer nga policia shqiptare në një kamp që i përket organizatës MEK, shkruan media iraniane, e cila i referohet një zyrtari të Qeverisë iraniane.

Sepehr Khalaji, kreu i këshillit të informacionit të qeverisë iraniane, postoi të hënën në Tëitter se një dërgesë që përmbante disqe dhe kuti kompjuteri që i përkisnin MEK-së kishte mbërritur në Iran.

Ekspertët iranianë janë aktualisht të angazhuar në marrjen e të dhënave nga këto pajisje dhe identifikimin e lidhjeve të grupit terrorist dhe qelizave sabotuese, shtoi ai.

“Rezultatet kanë qenë premtuese deri më tani,” tha zyrtari.

Nuk dihet se sa e vërtetë është ky informacion, pra nëse pala shqiptare i ka dorëzuar Iranit kompjutera edhe servera të sekuestruar, ndërkohë që operacioni në kampin MEK u bë me urdhër të SPAK bazuar në një hetim të nisur, pas informacioneve që kishin marrë, për sulme kibernetike ndaj palëve të treta.

Sipas medias iraniane, forcat e policisë shqiptare hynë në kampin e MEK, të njohur si Ashraf-3, në rajonin veriperëndimor të kryeqytetit, Tiranë, më 20 qershor për shkak të angazhimit të tyre në “sulme terroriste dhe kibernetike” kundër institucioneve të huaja.

Autoritetet konfiskuan 150 pajisje kompjuterike të lidhura me aktivitete terroriste. Të paktën një person u vra dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve në kamp, raporton e njëjta media.

Më shumë se një javë më vonë, policia në Shqipëri hyri përsëri në kampin Ashraf-3 dhe forcat e sigurisë u vendosën në hyrje të kampit dhe kontrolluan të gjitha automjetet që dilnin nga vendi.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën, Ministria e Inteligjencës e Iranit tha se po ndjek seriozisht terroristët përtej kufijve të vendit, pas një sërë operacionesh të suksesshme që çuan në arrestimin e individëve të lidhur me MEK.

Etiketa: hetimeiranianekompjuteraMEK

Lajme të lidhura

U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit
Aktualitet

U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:27 - 02/08/26
Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda
Aktualitet

Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

17:20 - 02/08/26
Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë
Aktualitet

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

15:36 - 02/08/26
Para
Salah thyen heshtjen, zbulon të ardhmen e tij

Klubet saudite kanë synim madhor, blerjen e Salah

Discussion about this post

TË FUNDIT

U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit
Aktualitet

U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:27 - 02/08/26

Është bërë e mundur nxjerrja nga galeria e trupit të minatorit Ilir Kolaveri, i cili humbi jetën në minierën e...

Lexo më shumë
Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

17:20 - 02/08/26
Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

15:36 - 02/08/26
Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

15:20 - 02/08/26
Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

15:05 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com