GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga refuzimi i azilit te atentati me 1 viktimë e dy fëmijë të plagosur/ Misteri mbi Gentjan Bejtjan

13:20 - 04/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga refuzimi i azilit te atentati me 1 viktimë e dy fëmijë të plagosur/ Misteri mbi Gentjan Bejtjan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një atentat me një të vrarë dhe dy fëmijë të plagosur ndodhi në orët e para të 4 korrikut në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Viktimë e atentatit të mirëorganizuar mbeti Ramazan Sina 29-vjeç, ndërsa të plagosur mbetën dy nipat e tij 13 vjeçari A. Bejtja dhe djali tjetër 10 vjeç.

Fëmijët janë nipërit e viktimës, si dhe djemtë e Gentian Bejtjas që deri më tani dyshohet se ishte objektiv i atentatit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pikërisht në banesën e Gentjan Bejtjas, por në momentin e ngjarjes ai nuk ndodhej në banesë, çka ngre pikëpyetje për sulmin me armë të autorëve të dyshuar.

Gjithsesi dyshime vijojnë të ngrihen lidhur me ngjarjen, për shkak se Gentian Bejtja mund të ketë qenë në makinë bashkë me fëmijët dhe kunatin e tij, por ka zbritur pak para atentatit.

Mësohet se autorët e dyshuar kanë qenë në ndjekje të vazhdueshme të objektivit të tyre, ndërsa ngjarja vijon të mbetet mister, edhe pse policia ka nisur shoqërimet dhe marrjen në pyetje të personazheve të njohur në zonë, ose personave që mund të kenë pasur konflikte të hershme me viktimën ose familjarë të tij, në rastin konkret Gentjan Bejtjen. Mes personave që janë marrë në pyetje, sipas raportimeve, janë edhe Marklen Haka dhe Durim Bami.

Gentjan Bejtja

***

Sipas raportimeve në atentatin e organizuar kanë marrë pjesë së paku 3 persona, njëri në rolin e drejtuesit të mjetit tip Volksëagen, që u gjet i djegur rreth 30 minuta pas atentatit, ndërsa dy të tjerë në rolin e ekzekutorëve.

Ndaj viktimës dhe dy fëmijëve është hapur zjarr me breshëri automatike, ndërsa në makinën e djegur policia gjeti 3 armë zjarri.

Gjithashtu janë gjetur 28 gëzhoja, 24 prej të cilave në vendin e ngjarjes dhe 4 të tjera pak më larg, çka do të thotë se nga autorët e dyshuar është qëlluar dy herë.

Nga informacionet mësohet se fëmija 13-vjeçar A. Bejtja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacion, ndërsa vëllai tjetër i tij, ka mbetur i plagosur lehtë.

Referuar të dhënave, autorët janë afruar rreth 20 metra pranë banesës dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi, në momentin kur Ramazan Sina dhe Alvi Bejtja ndodheshin në ballkonin e katit të dytë të banesës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët kanë lënë makinën pak larg banesës kanë zbritur në këmbë dhe kanë hapur zjarr në momentin që Sino ka qenë duke zbritur nga makina së bashku me fëmijët e mitur të Gentian Bejtjas.

Jo zyrtarisht mësohet se 29-vjeçari ka punuar si shofer në prokurorinë e Apelit, por nuk specifikohet se me cilin prokuror.

***

Gentian Bejtja ka kërkuar azil në Norvegji fillimisht e më pas në Suedi, por nga informacionet kërkesat për azil nuk i janë pranuar.

Ndaj Gentian Bejtjas, ish-efektiv i policisë, ka pasur dyshime se ishte anëtar i bandës së Niklës, ndërsa disa vite më parë ai së bashku me Enver Stafuka u arrestuan pasi kishin vjedhur autoveturën e cila u përdor në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Gjithashtu është arrestuar dhe për arsenal armesh dhe dyshohet si person i përfshirë në shumë krime kundra personit e pronës.

Me 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afëris të Niklës në Fushë-Krujë ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbetet e pazbuluar.

Gentjan Bejtja më 2016 i ka shpëtuar një atentati, me eksploziv.

Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMË, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt.

Etiketa: AtentatiFushe KrujeGentjan BejtjaKryesore1

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
FOTO/ Arta Elezaj, modelja shqiptare që “ndez” rrjetin

FOTO/ Arta Elezaj, modelja shqiptare që “ndez” rrjetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com