GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Sinos dhe plagosja e dy fëmijëve, zbardhen detaje/ “Dikush i ka vëzhguar në lokal, ka sinjalizuar…”

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga refuzimi i azilit te atentati me 1 viktimë e dy fëmijë të plagosur/ Misteri mbi Gentjan Bejtjan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e 29-vjeçarit Ramazan Sino në orët e para të mëngjesit të së martës, ka tronditur fshatin Larushk në Fushë-Krujë.

i riu ndodhej në makinë me dy nipërit e tij të mitur, të cilët mbetën po ashtu të plagosur, ndërsa dyshohet se shënjestra e këtij atentati ka qenë kunati i 29-vjeçarit, Gentjan Bejtja.

Ky i fundit një emër i njohur i botës së krimit, i cili për rreth një viti jetonte jashtë Shqipërisë, ku dhe fshihej. Sipas gazetares Glidona Daci, dyshohet se ditët e fundit shënjestra është futur në mënyrë ilegale në Shqipëri për të takuar familjarët.

Në emisionin “Open”, Daci deklaron se para se makina e 29-vjeçarit të nisej nga lokali ku kishin darkuar, është vëzhguar dhe më pas është sinjalizuar kur është nisur drejt shtëpisë. Ka dyshime të forta se në automjet ndodhej edhe Gentjan Bejtja, por gjatë rrugës në një segment të caktuar ka zbritur.

Detaj për të cilin dyshohet se autorët që kanë bërë pritë pranë banesës, nuk janë informuar dhe kanë menduar se ai ndodhej në mjet.

“Të dy fëmijët janë në gjendje të stabilizuar. Gentjan Bejtja i cili prej më shumë se në vit rezulton të jetë jashtë Shqipërisë, dhe ka kërkuar në dy vende azil dhe ishte zhvendosur në Holandë aktualisht, dyshohet se ka mbërritur ilegalisht në Shqipëri për të takuar familjarët.

Kur kanë hipur në mjet, ata kanë qenë në lokal dhe ka dyshime se dikush i ka vëzhguar dhe kanë dhënë sinjal autorëve në afërsi të banesës, që po shkonin drejt banesës. Thuhet që në mjet ka qenë Bejtja, por ka zbritur në një segment të rrugës.

Në një nga dëshmitë dikush u pohon se Bejtja ka hipur në mjet dhe ka zbritur. Autorët që kanë shkuar në këmbë në pikën që kanë qëlluar, nuk e kanë pasur informacionin që ai ka zbritur. Sepse mjeti që ka lëvizur Ramazan Sina bashkë me dy fëmijët e motrës nuk e kanë ndjekur.

Ka dyshime se një natë më parë Bejtja ka qenë në banesë. Ka dyshime që edhe personat që mund të kenë kryer atentatin të jenë nga ajo zonë, sepse kanë lëvizur në kohë rekord dhe janë larguar pa u vënë re”, u shpreh Daci në Neës24.

 

 

Etiketa: detajeFushe KrujeKryesore1vezhgimVrasja

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Para
Xhixha shënon gol për Qarabagun (VIDEO)

Xhixha shënon gol për Qarabagun (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com