GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Putin tha se Rusia është ‘e bashkuar si kurrë më parë’ gjatë takimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

22:46 - 04/07/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin tha se Rusia është ‘e bashkuar si kurrë më parë’ gjatë takimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Vladimir Putin tha të martën se populli rus është “i bashkuar si kurrë më parë”, duke kërkuar të krijojë besim pas një revolte jetëshkurtër, ndërsa merrte pjesë në takimin e një organizate ndërkombëtare që i ofroi atij një audiencë dashamirëse.

Takimi i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, organizuar nëpërmjet një videokonference nga India, ishte takimi i parë shumëpalësh i nivelit të lartë për Presidentin Putin që nga një rebelim i armatosur që tronditi Rusinë dhe vjen pasi ai është i etur të tregojë se Perëndimi ka dështuar ta izolojë Moskën për agresionin ndaj Ukrainës që ndërmori në vitin 2022.

Grupi aziatik i sigurisë, i themeluar nga Rusia dhe Kina për të kundërshtuar aleancat perëndimore, mirëpriti gjithashtu Iranin si një anëtar të ri, duke e çuar anëtarësimin në nëntë vende.

Duke folur përmes videos nga Kremlini, zoti Putin vlerësoi organizatën për “luajtjen e një roli gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare, duke dhënë një kontribut të vërtetë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike të shteteve pjesëmarrëse dhe forcimin e lidhjeve midis popujve”.

Ai falënderoi vendet anëtare për mbështetjen e autoriteteve ruse gjatë rebelimit jetëshkurtër të organizuar nga shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, dhe tha se Perëndimi e kishte kthyer Ukrainën në “një shtet praktikisht armiqësor – anti-rus”. Zoti Putin e ka sulmuar shpesh Perëndimin për mbështetjen që i ka dhënë Ukrainës në luftë.

Takimi i nivelit të lartë i dha presidentit Putin një mundësi për të treguar se ai mbetet në kontroll pasi përpjekja ushtarake la disa pikëpyetje rreth ndarjeve midis elitave ruse.

“Populli rus është i bashkuar si kurrë më parë,” tha ai. “Solidariteti dhe përgjegjësia për fatin e atdheut u demonstrua qartë nga qarqet politike ruse dhe e gjithë shoqëria duke qëndruar si një front i bashkuar kundër tentativës për rebelim të armatosur”.

Folësit e mëparshëm shmangën referimet e drejtpërdrejta për luftën, ndërsa ngritën shqetësime për pasojat e saj globale.

Një deklaratë e miratuar në takimin e nivelit të lartë virtual gjithashtu nuk i referohej Ukrainës, por aty thuhej se kërcënimet dhe sfidat “po bëhen gjithnjë e më komplekse, shkatërruese dhe të rrezikshme, dhe se konfliktet ekzistuese po përkeqësohen dhe po shfaqen konfliktet e reja “./VOA

Etiketa: PutinRusia

Lajme të lidhura

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar
Aktualitet

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Para
Televizioni i njohur kosovar dorëzon ankesën në ARBK

Televizioni i njohur kosovar dorëzon ankesën në ARBK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25

Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesja e forumit të gruas në PD, Albana Vokshi është rizgjedhur si zv/presidente e...

Lexo më shumë
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com