GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banka Botërore: Shqipëria arrin vendet e pasura për plakjen e popullsisë

në Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Banka Botërore: Shqipëria arrin vendet e pasura për plakjen e popullsisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emigracioni dhe rënia e lindjeve e kanë plakur aq shpejt popullsitë e vendeve në tranzicion, duke e bërë edhe më të vështirë përshtatjen e tyre me kushtet e reja demografike. Banka Botërore në një publikim të fundit mbi çështjet e emigracionit vuri në dukje se Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera në tranzicion ka arritur vendet e zhvilluara për plakjen e popullsisë. Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm Shqipëria ka varësinë ndaj të moshuarve njësoj si vendet e zhvilluara dhe më të lartën nga vendet në zhvillim të prekura nga emigracioni.

Varësia ndaj të moshuarve (popullsia +65 vjeç në raport me popullsinë në moshe pune) është e njëjtë si në vendet më të ardhura të larta. Varësia ndaj të moshuarve është më e ulët në vendet në zhvillim me të ardhura të mesme, të tilla si Rusia, Tailanda, Moldavia, Kina dhe mesatarja e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Banka Botërore vë në dukje se përqindja e të moshuarve në varësi të popullsisë në moshe pune në Shqipëri është shumë më e lartë se në vendet me të njëjtën kategori të ardhurash. Në grupin e vendeve më të ardhura të mesme të larta, ky tregues është 8 për qind, ndërsa në Shqipëri në 16%, njësoj si në vendet e me të ardhura të larta që po vuajnë prej dekadash nga plakja e popullsisë. Banka analizoi se emigracioni lartë i dhe rënia e fortë e lindjeve po plak me shpejtësi vendet më të ardhura të ardhura të mesme. Por emigrimi, përveç kontributit pozitiv që ka në remitanca, thellon plagët sociale.

Prindërit emigrantë krijojnë një seri problemesh sociale që lidhen me familjet dhe fëmijët të lënë në vendin e origjinës. Banka vuri në dukje se në Shqipëri ka një braktisje më të madhe të shkollës ndër fëmijët e prindërve emigrantë, të cilat gjithashtu janë në një gjendje më të rënduar psikologjike se fëmijët e tjerë.

Por nga ana tjetër emigracioni ka ndihmuar në rënien e varfërisë në Shqipëri. Në Shqipëri, remitancat janë gati sa dyfishi i të ardhurave për frymë në familjet në 30 për qindëshin e poshtëm të konsumit.  Familjet që marrin remitanca rrisin shpenzimet e tyre, gjë që nxit aktivitetin ekonomik lokal dhe të ardhurat për e familjet e tjera në komunitet. Shpenzimet nga remitancat krijojnë vende pune në sektorë të patregtueshëm si ndërtimi.

Në Shqipëri, emigrantët ndërkombëtarë priren të investojnë në biznese dhe banesa në kryeqytet, Tiranë, në vend të fshatrave të tyre të origjinës, duke nxitur tregun e punës në zonat urbane. Por më përqendrimin e investimeve në Tiranë ata nxisin më tej uljen e popullsisë së qyteteve të tjera drejt kryeqytetit analizoi Banka./Monitor

Etiketa: Banka BoterorePlakja e popullsiseraporti

Lajme të lidhura

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet
Aktualitet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26
Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij
Aktualitet

Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij

14:49 - 03/10/26
Para
I dënuar në Shqipëri për pedofili, 71-vjeçari arrestohet sërish në Angli

I dënuar në Shqipëri për pedofili, 71-vjeçari arrestohet sërish në Angli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës
Sport

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës

15:34 - 03/10/26

Gabim i dyfishtë i Etrit Berishës në minutën e 22-të: ‘gardiani’ kuqezi fillimisht gabon në pasim, duke ia dhuruar topin...

Lexo më shumë
Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

15:25 - 03/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

15:08 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com