GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bylykbashi: Do publikojmë emrat e atyre që blenë vota në 14 maj, skema e denoncimit e ngjashme me…

19:13 - 05/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma territoriale, Bylykbashi: Duhet të bazohet në parime dhe jo pazare!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV, tha se skanimi që do i bëhet zgjedhjeve të 14 majit do të jetë i njëjtë me atë që bëri PD në vitin 2001 me zgjedhjet e asaj periudhe, që më pas prodhuan edhe marrëveshjen mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos, për zgjedhjen e Presidentit dhe disa prej drejtuesve të institucioneve kushtetuese të pavarura.

Bylykbashi tha se opozita do të publikojë emrat e atyre që kanë blerë votat në të gjithë qarqet e vendit.

“Ajo që kemi prezantuar sot ndoshta është fillimi i një procesi publik, por ne që gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve në mënyrë konstante e deri më sot, kemi vazhduar dhe kemi çuar pa fund, raporte dhe analiza, fakte e prova, me filmime në OSBE-ODIHR.

Ka qenë një proces i jashtëzakonshëm që bëri PD, ato të vitit 2001 që kanë qenë zgjedhjet më të këqija, dhe këto të fundi i janë afruar shumë. Në atë kohë rriheshin komisionerët nga policia në qendrat e votimit.

Ndërkohë që ndërkombëtarët lokalë ngazëllyen për fitoren e PS-së në atë kohë, deklarata paraprake e ODIHR tha se ishin një hap përpara zgjedhjet, por puna që bëri në atë kohë opozita, Sali Berisha dhe gjithë grupi i bashkëpunëtorëve të tij, që çuan prova në Bruksel, në Varshavë, Vjenë, bëri që raporti përfundimtar i ODIHR të dilte me njolla të zeza, shumë të rënda.

Ishte ai proces që prodhoi deklaratën edhe rezolutën e PE-së për zgjedhjen konsensuale të presidentit të Republikës, pavarësisht se PS në atë kohë i kishte 84 votat që ta zgjidhte vetë.

Ishte ajo që çoi më pas nën presionin ndërkombëtar të marrëveshjes së 5 prillit 2002 mes Nanos dhe Berishës që hapi rrugën e zgjedhjes konsensuale të presidentit, reformën e parë konsensuale zgjedhore që filloi pak muaj më pas dhe zgjati 1 vit.

U ndryshuar prokurori i Përgjithshëm, kreu i SHISH. Pra pati një seri veprimesh të mëdha që e futën vendin në një rrugë konsensualiteti. Por ishte kjo përpjekje, ky çmontim pjesë për pjesë që prodhoi një ndërgjegjësim të ndërkombëtarëve, dhe të opinionit publik’. Një volum të tille nuk e kemi parë më parë. Sot keni parë pak, sepse është një punë që vazhdon. Do të dalin emrat e atyre që kanë blerë vota në të gjitha qarqet”, tha Bylykbashi.

Etiketa: bylykbashiKryesore1skemaZgjedhjet

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Një pyetje Rexhep Meidanit

Një pyetje Rexhep Meidanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com