GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria miraton ndryshimet, agjensitë funerale do të licensohen nga Bashkitë/ Kriteret

21:22 - 05/07/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhen propozimet e qeverisë për ambasadorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkitë do të licensojnë agjencitë funerale në territorin e Shqipërisë. Ky është vendimi i miratuar në mbledhjen e Qeverisë, ku janë miratuar disa ndryshime për administrimin dhe funksionimin e këtij sektori.

Në vendim thuhet se kushtet për ushtrimin e shërbimit funeral do të përcaktohen pikërisht nga organet e vetëqeverisjes vendore duke filluar nga kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.

Më tej përcaktohet se agjencitë funerale duhet të ushtrojnë aktivitetin brenda ambienteve të përcaktuara janë jo të dukshme nga jashtë që parashikon: plotësimi i formaliteteve, shitja e artikujve të varrimit dhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me funeralin.

Do të jenë bashkitë ata që do të kontrollojnë aktivitetin e tyre për plotësimin dhe respektimin e kushteve dhe kritereve të parashikuara në vendimin e qeverisë dhe ato të vendosura nga vetë bashkitë lidhur me kapacitetet.

Qeveria i ka vendosur një afat 6-mujor bashkive që të miratojnë kriteret dhe kushtet plotësuese që agjencitë e shërbimit funeral për ushtrimin e aktivitetit në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.

Ndërsa agjencitë, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, duhet të plotësojnë kriteret dhe kushtet për licencim, brenda 6 muajve nga miratimi i tyre nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Vendimi i plotë

V E N D i M

PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.711,  DATË 29.10.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,    “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR ADMINISTRIMIN  DHE FUNKSIONIMIN E VARREZAVE NË TERRITORIN   E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 3/d, të                      ligjit nr.9220, datë 15.4.2004, “Për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në rregulloren “Për administrimin dhe funksionimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr.711, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
  2. Pas pikës 21, të nenit 3, shtohet pika 22, me këtë përmbajtje:

“22. “Shtëpi funerale” është ambienti i padukshëm nga jashtë, i cili shërben si shtëpi pritjeje për kryerjen e ritualeve të lamtumirës dhe riteve të tjera në nderim të personave të vdekur.”.

  1. Në nenin 36 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
  2. a) Fjalia e parë, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Agjencitë e shërbimit funeral licencohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale, në drejtim të: …”.

  1. b) Pas pikës 3 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:

“4. Njësitë e vetëqeverisjes vendore parashikojnë kriteret dhe kushtet plotësuese që agjencitë e shërbimit funeral duhet të plotësojnë për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale, në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.”.

  1. Në nenin 39 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
  2. a) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Agjencitë dhe shtëpitë funerale duhet të zhvillojnë aktivitetin, si: plotësimi i formaliteteve, shitja e artikujve të varrimit dhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me funeralin, brenda ambienteve të miratuara dhe që janë jo të dukshëm nga jashtë.”.

  1. b) Pas pikës 4 shtohet pika 5, me këtë përmbajtje:

“5. Njësitë e vetëqeverisjes vendore kontrollojnë agjencitë e shërbimit funeral dhe shtëpitë funerale për plotësimin dhe respektimin e kushteve e të kritereve për ushtrimin e aktivitetit të tyre, të parashikuara në këtë vendim dhe në rregullat e vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, lidhur me kapacitetet tekinke dhe burimet njerëzore.”.

  1. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
  2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, duhet të miratojnë kriteret dhe kushtet plotësuese që agjencitë e shërbimit funeral duhet të plotësojnë për ushtrimin e aktivitetit në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.
  3. Agjencitë, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, duhet të plotësojnë kriteret dhe kushtet për licencim, brenda 6 muajve nga miratimi i tyre nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  4. Nëse pas afatit 6-mujor nga data e miratimit të rregullave të vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, agjencitë nuk i plotësojnë kriteret dhe kushtet e vendosura, ato nuk licencohen.
  5. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Etiketa: agjensi funeraleBashkilicensa

Lajme të lidhura

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Para
Super Vinicius “shënon gol” edhe jashtë fushe, ja modelja që shoqërohet me të

Super Vinicius “shënon gol” edhe jashtë fushe, ja modelja që shoqërohet me të

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com