GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Debati për mjekët/ Koja: Po mbrojmë prodhimin tonë. Alimehmeti: Kërkohet punë me detyrim

22:13 - 05/07/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Debati për mjekët/ Koja: Po mbrojmë prodhimin tonë. Alimehmeti: Kërkohet punë me detyrim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vendim i Qeverisë që detyron studentët e mjekësisë për punësim me detyrim, ose në të kundërt, pagesën e tarifës së lartë të shkollimit, ishte në qendër të debatit mes mjekëve Ilir Alimehmeti dhe Gjergj Koja, këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e emisionit “Open” tha se Qeveria po kërkon punë me detyrim nga mjekët e rinj, gjë që ai e cilësoi si kundër parimit perëndimor të lëvizjes së lirë.

Por mjeku Gjergj Koja nga ana tjetër është shprehur se ky vendim i qeverisë nuk e ka fjalën detyrim në përbërje, teksa e cilësoi si një mekanizëm për të stimuluar mjekët e rinj për të qëndruar në vend.

Sipas tij nuk preket e drejta arsimore në këtë rast dhe se këta studentë duhet patjetër të furnizojnë vendin në të ardhmen.

Megjithatë Alimehmeti ka kundërshtuar këtë qëndrim duke thënë se në fjalë të tilla bazohen republikat popullore dhe se këto janë hapa pas sa i përket demokracisë dhe lirive.

Pjesë nga biseda:

Alimehmeti: Qeveria po kërkon punë me detyrim. Kjo është kundër parimit perëndimor të lëvizjes së lirë. Po ashtu preket Karta e Bolonjës në lidhje me studimet, sepse tregu i punës nesër është Europa. Kjo do të thotë se ne kemi mundësi dhe shqiptarëve u duhet ofruar kujdes shëndetësor, por duke përmirësuar kushtet dhe jo me detyrim. Edhe sikur të realizohet kjo, lind një problem pasi punonjësi bën punën me detyrim. Po shkohet kundër parimeve që do e zgjidhnin këtë punë.

Mos të harrojmë se shteti nuk subvencionon vetëm studentin e mjekësisë me taksë. Kjo lloj logjike që paguajmë taksa për këtë shërbim dhe nuk mund të largohesh mund të përdoret për shumë aspekte. Që në 2018 ka një raport dhe thotë se problematikat mbeten të njëjtat, për të cilat nuk është bërë gjë.

Koja: Ky vendim nuk e ka fjalën detyrim. Në optikën time është një mekanizëm ose një tentativë për të stimuluar mjekët e rinj për të qëndruar në vend. Ky është stimulues dhe jo pengues apo kufizues. Stimuli është që në marrëveshjen me ministritë dhe universitetin ke trajtim preferencial për t’u punësuar në spitalet shtetërore. Nëse në një vit shteti nuk të garanton punësim je i lirë të ikësh ku të duash.

Qeveria po merr të tilla hapa pasi mjekë të arsimuar në Shqipëri që kanë ikur janë mbi 1200. PS e ka gjetur vendin me 1.2 mjekë për banorë dhe shifra është rritur edhe pse është me e ulët se rajoni.

Alimehmeti: Pse nuk e raportoni? Se nuk është konkrete, prandaj.

Koja: Nuk preket e drejta arsimore aspak. Nuk ka të drejtë me detyrim. Çdo shqiptar ka të drejtë për akses në sistem shëndetësor. Këta studentë nesër duhet patjetër të furnizojnë vendin dhe të jenë këtu. Ata shkollohen me taksat e shqiptarëve. Në infrastrukturë po investohet në mënyrë fantastike, por edhe në paga. Jemi në mes të rrugës, por nuk krahasohet me më parë. Vendet e mëdha evropiane po përballen me probleme demografike. Gjermania i ka rënë shkurt, ka liberalizuar politikat e punësimit dhe emigracionit dhe po na marrin neve burimet njerëzore. Ne po ruajmë prodhimin tonë.

Alimehmeti: Objektivi është mbajtja e mjekëve, por unë them përmes mbështetjes së tyre. Përse dalin ata në protestë?

Koja: Nuk flas me logjikën e manipulimit politik. Largimi i mjekëve ka nisur nga viti 2010. Ku është kufizimi këtu? Ka investuar gjithë populli që të dalësh mjek, prandaj ke shkuar student mjekësie.

Alimehmeti: Në këto fjalë mbështeten republikat popullore, është hap mbrapa sa i përket demokracisë dhe lirive.

Etiketa: alimehmetiDebatimjekesiStudente

Lajme të lidhura

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Para
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, policia mbërrin në vendngjarje

Makina e parkuar para ambasadës që ngriti në alarm policinë/ Karamuço jep detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com