GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Fushë-Krujë/ Vrasësit vunë nderin në vend, pas krimit qëlluan në ajër

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Fushë-Krujë/ Vrasësit vunë nderin në vend, pas krimit qëlluan në ajër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmi me armë ndaj familjes së Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë-Krujës, është një hakmarje e kërkuar në mënyrë të pandërprerë, ndaj njeriut që tashmë është shpallur në kërkim policor. Sipas anëtarëve të grupit të hetimit, duket se vrasësit pas kryerjes së krimit, kanë shfaqur entuziazëm, gëzim dhe euforizëm. Pasi në ikje e sipër njëri prej tyre ka qëlluar një breshëri kallashnikovi në ajër dhe të gjithë së bashku kanë hipur në makinë duke u larguar në drejtim të Tapizës. Ky është një veprim, thonë anëtarët e grupit hetimor që tregon se vrasësit pas kryerjes së krimit, janë ndjerë të gëzuar pasi kanë vënë nderin në vend, duke u hakmarë. Sipas policisë autorët e krimit kanë qënë katër persona, tre të armatosur dhe 1 shofer.

Ata besohet se janë banorë të zonës së Fushë-Krujës, pasi ishin përgatitur në kohë reale për mbëritjen një ditë më parë të Gentjan Bejtjas në Vilën e tij në Larushk. Qitësit janë përgatitur për të eleminuar Gentjan Bejtjan, por ky i fundit i shpetoi vrasjes për herë të tretë, duke u larguar nga makina, vetëm pak minuta pasi mjeti u mitrajlua me 28 plumba.

Fatkeqësisht i vdekur në vend mbeti kunati i tij, Ramazan Sino, dhe të plagosur dy djemtë e vegjël të Bejtjas.  Ramazan Sino, prej disa vite punonte si shofer dhe ftues pranë prokurorisë së Apelit, duke mbajtur korrespodencë dosjesh mes gjykatës dhe prokurorisë. Policia dhe prokuroria e Tiranës, besojnë se vrasësit janë në zonën e krimit, ndërsa emra të njohur të botës kriminale janë shoqëruar dhe pyetur në polici.

Të vetmet pamje filmike që tregojnë momentin e krimit, janë ato të sekuestruara në banesën e Gentjan Bejtjas. Por këto filmime nuk ndihmojnë për identifikimin e vrasësve, për shkak të errësirës së natës. Ndërsa i vetmi dëshmitar i këtij sulmi me armë, është kushëriri i Gentjan Bejtjas, i cili ka treguar se ka dëgjuar krismat dhe ka dalë menjëherë në ballkon të shikonte çfarë ndodhi.

“…Me të dëgjuar krismat, dola të shikoja nga kati i dytë i banesës sime, që është ngjitur me atë të Gentjan Bejtjas, të cilin e kam kushëri, se çfarë kishte ndodhur. Në atë moment, unë pashë tre persona të largoheshin me vrap, por nuk munda të njihja asnjërin prej tyre. Arrita të dalloj që një prej atentatorëve i priti në makinë. Me t’u afruar te makina, ata qëlluan sërish me breshëri, këtë herë në ajër dhe u larguan me shpejtësi…” -ka pohuar në polici dëshmitari. Ndërkohë për ngjarjen në fjalë policia ende nuk ka lokalizuar dhe gjetur, Gentjan Bejtjan, i cili tashmë është shpallur në kërkim policor.

Etiketa: atentatFushe KrujeGentjan BejtjaKryesore1

Lajme të lidhura

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira
Aktualitet

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Para
Ja pesë futbollistët me më shumë rekorde botërore Guinness

Ja pesë futbollistët me më shumë rekorde botërore Guinness

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

Nga sheshi i protestës në ditën e 63-të të saj foli edhe një emigrant i ardhur nga Diaspora. Ai akuzoi...

Lexo më shumë
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com