Në mbrëmjen e falenderimeve banorët kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përshëndetur Fifin. Ata kanë kërkuar nga Arbri dhe Pajtimi që të luajnë këngën ‘’Marova’’ për ta kënduar njëzëri.
Të gjithë në këmbë dhe të përqafur ata kanë kënduar këngën e Fifit si një mënyrë për ta rikthyer atë prezente në këtë mbrëmje festive. Gjatë këndimit, të shumtë ishin edhe banorët të cilët nuk i mbajtën dot as lotët.
Arjola dhe Monika me emocion dhe të përlotur e puthën këngëtaren nga kamera.
Discussion about this post