GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A janë dërguar kompjuterat e sekuestruar në kampin e MEK në Iran? Policia e Shtetit: Nuk kemi asnjë kontakt me shtetin iranian

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Analiza e REL: Iranianët “abuzuan” me mbështetjen që u dha Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka reaguar 3 ditë pas një deklarate të Sepehr Khalaji, kreu i këshillit të informacionit të qeverisë iraniane, i cili përmes rrjeteve sociale njoftonte se një dërgesë që përmbante disqe dhe kuti kompjuteri që i përkisnin MEK-së kishte mbërritur në Iran. Madje sipas zyrtarit iranian, rezultatet kanë qenë premtuese.

Por Policia e Shtetit mohon që të ketë pasur kontakte apo të ketë dërguar në Iran kompjuterat dhe serverat që u sekuestruan në kampin e MEK në Manzë.

Në reagimin e saj, Policia e Shtetit sqaron se asnjë nga strukturat e saj hetimore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka patur kontakte me shtetin iranian apo me shtetas të këtij shteti.

“Të gjitha pajisjet e sekuestruara janë vendosur në dispozicion të strukturës përkatëse e cila do të kryejë ekspertimet digjitale, sipas procedurës ligjore.

Asnjë nga pajisjet kompjuterike të sekuestruara dhe asnjë material i nxjerrë nga këto pajisje, nuk është dërguar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjete sociale dhe media për sa më sipër, janë jo vetëm të rreme por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut”, thuhet në reagimin e Policisë.

Njoftimi zyrtar

Përgënjeshtrim në lidhje me disa lajme që qarkullojnë në media, mbi pajisjet e sekuestruara tek kampi ASHRAF 3, në Manzë, Durrës.

Policia e Shtetit prej disa ditësh, ndjek në rrjete sociale dhe në media, njoftime të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me veprimet e kryera nga Policia, përsa i përket pajisjeve të sekuestruara në kampin ASHRAF 3, në Manzë, Durrës, më datë 20.06.2023.

Në këto njoftime bëhet me dije apo lihet të nënkuptohet, se pajisjet kompjuterike të sekuestruara në kampin ASHRAF 3, në Manzë, Durrës, më datë 20.06.2023, janë dërguar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe se ka patur kontakte me shtetin iranian apo me shtetas të këtij shteti, në lidhje me to apo për më gjerë përsa u përket hetimeve që po zhvillohen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Përsa sipër Policia e Shtetit sqaron se:

  • Asnjë nga strukturat e saj hetimore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka patur kontakte me shtetin iranian apo me shtetas të këtij shteti.
  • Të gjitha pajisjet e sekuestruara janë vendosur në dispozicion të strukturës përkatëse e cila do të kryejë ekspertimet digjitale, sipas procedurës ligjore.
  • Asnjë nga pajisjet kompjuterike të sekuestruara dhe asnjë material i nxjerrë nga këto pajisje, nuk është dërguar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
  • Të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjete sociale dhe media për sa më sipër, janë jo vetëm të rreme por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut.

Policia e Shtetit qëndron gjithmonë në dispozicion dhe në mbrojtje të interesave të ligjshme të qytetarëve të saj dhe të kujtdo që banon në Republikën e Shqipërisë.

Etiketa: IrankompjuteraKryesore1MEKPolicia

Lajme të lidhura

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
Aktualitet

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26
Para
Unikkatili bëhet pjesë e rrjetit më të ri social, ka një mesazh për Musk dhe Zuckerberg

Unikkatili bëhet pjesë e rrjetit më të ri social, ka një mesazh për Musk dhe Zuckerberg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26

Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin përgjatë viteve të pas-pandemisë nga...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş