GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kurti-Rama “luftë e ftohtë” në Prishtinë/ Angazhohen edhe diplomatët britanikë e amerikanë

19:15 - 06/07/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama nuk komenton refuzimin e Albin Kurtit për ta takuar: Do të flas nesër…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Prishtinë, në kuadër të një turi ballkanik, për të rigjallëruar Procesin e Berlinit, i cili në vitet e fundit u zëvendësua nga nisma “Open Balkan”.

Rama u prit në takime të veçanta nga Presidentja Vjosa Osmani dhe më pas edhe nga Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca. Ndërkohë që një takim, në zyrat e Parlamentit të Kosovës, Edi Rama e pati edhe me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier.

Në momentin që Rama pritej nga Osmani, Albin Kurti la zyrën e tij në godinën e Qeverisë, por ka shmangur komentet lidhur me një takim mes tij dhe Kryeministrit të Shqipërisë.

Në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës, njoftonte për takimin me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbot.

Njoftimi është bërë nga zyra e kryeministrit, ndërsa nuk janë dhënë detaje lidhur me bashkëbisedimin mes tyre.

“Pas takimit që më 26 qershor Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly në Londër, sot priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott. Marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes Kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit në këtë takim”,  thuhet në njoftim.

E ndërsa nuk ka njoftime zyrtare nëse Kurti e Rama do të kenë mes tyre një takim, kryeparlamentari i Kosovës, pas takimit me Kryeministrin e Shqipërisë tha se “Rama është  i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën”.

“ Ai e ka presionin me sa duket më shumë se ne. Ne s’kemi probleme me Shqipërinë, duket sikur problemi ka ardhur nga andej jo nga ne”, thotë Konjufca. Lidhur me një takimi mes Kurtit e Ramës, Konjufca tha se ata do të takohen së shpejti edhe pse jo sonte.

Ndërkohë më herët, zyra e Vjosa Osmanit, Presidente e Kosovës, njoftonte mbi çështjet që ajo kishte diskutuar me Kryeministrin Edi Rama.

Në takim u diskutua për samitin e NATO-s, i cili do të mbahet gjatë korrikut në Vilnius të Lituanisë, për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti si dhe për situatën aktuale në Kosovë e rajon, në raport me zhvillimet e fundit të sigurisë në veri të vendit.

Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për t`i adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni së bashku me partnerët euroatlantikë.

Në raport me situatën e sigurisë në veri, Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka demonstruar vullnet për de-përshkallëzim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Për më tepër, theksoi se është e domosdoshme që ata që kanë sulmuar NATO-n, gazetarët, policinë e Kosovës dhe qytetarët në veri, të jenë përgjegjës para ligjit, sepse pandëshkueshmëria mund të nxisë edhe më shumë dhunë.

Sa i përket Samitit të Procesit të Berlinit, u bisedua për domosdoshmërinë e hyrjes në fuqi të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë proces, e sidomos asaj që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, si dhe për mundësinë e rritjes së projekteve dhe fondeve përfituese për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Nga ana tjetër, sa i përket Samitit të NATO-s, Presidentja falënderoi Shqipërinë për përkrahjen e vazhdueshme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë, ndërkaq ritheksoi rëndësinë e ecjes përpara me anëtarësim në Partneritet për Paqe, si hap drejt anëtarësimit të plotë në NATO, i cili njëkohësisht do t’i kontribuonte stabilitetit afatgjatë në rajon.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Rama u dakorduan që të vazhdojnë koordinimin në të mirë të qytetarëve të dy shteteve tona si dhe në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale.

Etiketa: Kryesore1KurtiPrishtinaRama

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
Para
Brad Pitt tashmë do të jetë pilot në Formula 1 por…

Brad Pitt tashmë do të jetë pilot në Formula 1 por...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25

Një zakon i vjetër skandinav ndihmon në parandalimin e mykut dhe gjithashtu ju bën të ndiheni “më të lumtur dhe...

Lexo më shumë
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com